“Me 2011, cdo shqiptar 220 euro te ardhura me shume”

Te ardhurat mesatare te shqiptareve per vitin e ardhshem parashikohen te rriten me 7 % krahasuar me vitin aktual. Sipas nje programi realizuar nga Ministria e Financave, duke iu referuar rritjes se Prodhimit te Brendshem Bruto ne vitin 2011, te ardhurat vjetore mesatare per fryme do jene 3025 euro nga 2805 qe jane aktualisht. Mesatarisht ne vit qe prej vitit 2002 te ardhurat per banor jane rritur me 138 euro ndersa per vitin e ardhshem eshte parashikuar qe rritja te jete 220 euro. Nderkaq, rritja e te ardhurave per qytetaret parashikohet te jete akoma me e larte, ku deri ne vitin 2013 shqiptaret do te marrin mesatarisht 3600 euro ne vit. Per nxjerrjen e ketyre shifrave Ministria e Financave ka marre per baze nje rritje ekonomike rreth 5.5 per qind per vitet ne vazhdim. Nderkaq eshte parashikuar qe buxheti per vitin e ardhshem do jete 9 miliarde euro ndersa ne vitin 2013 sipas planit te Ministrise se Financave do jete afro 11 miliarde euro. Gjithashtu, Ministria e Financave ka bere parashikime edhe mbi nivelin e papunesise ku per 3 vitet ne vijim numri pritet te reduktohet me afro 3 per qind. Raporti i Ministrise se Financave pason studimin e agjencive nderkombetare, sipas te cilave Shqiperia gjendet ne vendin e 57, ne 100 vendet ku mund te jetohet me mire. Rritja e te ardhurave per qytetaret shqiptare ka ardhur per shkak te perballimit me sukses te krizes ekonomike boterore, si dhe rritjes se eksporteve. Njeheresh, nje rritje e tille ka ardhur dhe per shkak te masave te forta kunder evazionit fiskal, investimeve te qeverise shqiptare, si dhe reduktimit te forte te borxhit te brendshem dhe te jashtem.