E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompanitë e Gërdecit shmangën tatimet

Ndërmarrja ushtarake e import-ekspo-rtit MEICO, që shiti municione ushtarake për demontim tek SAC-Albademil në Gërdec. Deri para shpërthimit të 15 marsit 2008 nuk kishte përgjegjësi tatimore. Detyrimet tatimore ishin “barrë” e kompanive SAC-Albademi. Gjithashtu, nuk ishte përgjegjësi e MEICO-s të kërkohej leje mjedisore, por e SAC-Albademil. Po ashtu, nuk ishte MEICO ajo që duhet të garantonte kushtet dhe kërkesat ligjore për veprimtarinë e demontimit, licencimit, për mjedisin, sigurinë teknike e sigurinë e jashtme. Të paktën kështu argumentoi i pandehuri Ylli Pinari, ish-kreu i MEICOS, në një nga seancat e javës së kaluar, teksa shfaqi kundërshtitë e tij në lidhje me akt-ekspertimin ekonomiko-financiar. Në mënyrë të hollësishme, Pinari, një nga 29 të pandehurit e akuzuar për shpërthimin tragjik të Gërdecit, kundërshtoi të gjitha pjesët e akt-eskpertimit që përmbylleshin me togfjalëshin “përgjegjës, Ylli Pinari”. Në përfundim, Pinari kërkoi rikryerjen e aktit të ekspertimit. Në lidhje me detyrimet tatimore, Pinari tha se përgjegjësia tatimore ishte e SAC. “Janë të gjitha detyrime të SAC dhe Patrik Henrit dhe nuk përmendet në ndonjë paragraf se përgjigjet për detyrime subjekti që ka lidhur kontrata me të, siç është MEICO “, tha Pinari. Në lidhje me lejet mjedisore, Pinari u shpreh se atë duhet ta kërkonte SAC. Ndërkohë, ai tha se ” Ministria e Mbrojtjes nuk ka pasur asnjë program për lejet mjedisore për depot e municioneve që janë instalime ekzistuese, pra asnjë nga depot e municioneve nuk ka leje mjedisore “. Në lidhje me produktet e demontimit, Pinari tha : ” MEICO shet municione dhe nuk ka asnjë të drejtë për pjesët përbërëse të municionit të shitur. Nuk ka lidhje fare me Meicon ky detyrim, sepse duke mos u marre me demontimin, nuk ka pune as me pasoja, as  me produktet e as me mbetjet e demontimit “.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›