Kompanite ruse e kineze pagujne rryshfete

Kompanitë ruse dhe ato kineze janë më të predispozuarat për të paguar rryshfete në investimet e tyre jashtë vendit, informoi një studim i detajuar i publikuar të mërkurën.
Në këtë përfundim u arrit pas marrjes në pyetje të më shumë se 3 mijë drejtuesve ekzekutivë të kompanive të ndryshme, nga grupimi i mirënjohur “Transparency International”.
Kompanitë holandeze dhe zvicerane u renditën si më të ndershmet, ndërsa ato amerikane, franceze dhe britanike, qëndrojnë në pozicionet e mesme.
Korrupsioni përdoret më së shumti për të fituar kontrata ndërtimi dhe tendera në vendet në zhvillim.
”Fakti që Kina dhe Rusia janë vendet më të keqpozicionuara, është një burim i madh shqetësimi”, shkruj në raportin e publikuar.
”Duke patur parasysh rolin gjithmonë e në rritje të këtyre dy vendeve në ekonominë botërore, rryshfetet rrezikojnë të krijojnë një avantazh të padrejtë dhe një praktikë pune abuzive”.
Korrupsioni është një praktikë zgjerimi që përdoret shumë edhe nga kompanitë indiane apo italiane, që gjithashtu pozicioneshin në vendet e fundit të renditjes.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Beteja për modelin e ri ekonomik
Berisha: Rama ka teori marksiste; reagon kreu socialist
Albpetrol do të shitet 100 %
Shfrytëzimi i lumenjve, nga 1 nëntori ndalohen
Dilema torturuese e Greqisë
Vlorë, sekuestrohen 60 kg hashash