E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libia pergjaket nga dhuna tribale


Lufta në Libi mund të ketë përfunduar, por rivaliteti midis fiseve tribale kërcënon të destabilizojë vendin për një kohë të gjatë, raportoi të mërkurën CNN.

Një javë më parë, përleshje të përgjakshme u zhvilluan në Tripoli, të klasifikuara sipas banorëve në më të dhunshmet që prej përfundimit të luftës. Të hënën, disa dhjetëra rebelë sulmuan spitalin në qytetin e Zintanit, duke rrëmbyer një pacient dhe trupin e një rebeli të vrarë.

Në momentin e rrëmbimit, pacienti ishte duke iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk ka gjasa që ai t’i ketë mbijetuar pengmarrjes në kushtet në të cilat u mor.

Libia OKB shqetësim mbi rezervat e armëve në LibiRasmussen në Libi Libi, zgjidhet kryeministri i ri Të martën, në një zonë në periferi të Zintanit, u regjistruan përleshje të ashpra disa-orëshe, në të cilat u dëgjuan edhe shpërthime mortajash dhe breshëri mitrolozësh, ndërsa një qytet pranë Misuratës, i njohur për mbështjen që i dha kolonel Gaddafit, është shkretuar pas sulmeve të njëpasnjëshme të rebelëve.

Sipas raportimeve, përleshje të tilla janë duke ndodhur në të gjitha pjesët e vendit, ndërsa vendimi i NATO-s për të mos e zgjatur përfshirjen në konfliktin libian duket se ka sjellë më shumë anarki në vendin e madh afrikan.

Në kushte të tilla, fiset tribale janë organizuar në milici vendore, të cilat për momentin, askush në Libi nuk di se si mund të administrohen.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Beteja për modelin e ri ekonomik
Berisha: Rama ka teori marksiste; reagon kreu socialist
Albpetrol do të shitet 100 %
Shfrytëzimi i lumenjve, nga 1 nëntori ndalohen
Dilema torturuese e Greqisë
Vlorë, sekuestrohen 60 kg hashash

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›