E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompensimi me 10% për fermerët, Braçe: Me apo pa TVSH, po sa…8 vite kështu! Bujku është nën ujë tani

Teksa ka publikuar momentin kur ai vë kokën në tavolinë gjatë debatit pak ditë më parë në Komisionin e Ekonomisë, deputeti socialist shkruan se për vite ka pasur diskutime lidhur me TVSH-në, ndërkohë që sot “bujqit janë në ujë tani”.

  • Seanca maratonë/ Miratohet në parim me 83 votat e PS buxheti 8.8 mld euro dhe paketa fiskale, opozita kundër! Sinaj nuk voton ‘paqen fiskale’
  • Pasi projektbuxheti i vitit 2026 dhe paketa fiskale u miratuan në parim në orët e para të ditës së sotme në Kuvend, deputeti Erion Braçe ka bërë një postim sa i përket skemës së re të TVSH-së në bujqësi.

    Teksa ka publikuar momentin kur ai vë kokën në tavolinë gjatë debatit pak ditë më parë në Komisionin e Ekonomisë, deputeti socialist shkruan se për vite ka pasur diskutime lidhur me TVSH-në, ndërkohë që sot “bujqit janë në ujë tani”.

    “MIRËMËNGJES! ME TVSH? ÇFARË TVSH? ME ZERO TVSH? 20% TVSH! PO PSE 20% TVSH? PO SA? 20 ME 20! PO PSE? TEEETËËËË VITE KËSHTU!! BUJKU ËSHTË NË UJË TANI!”, ka shkruar Braçe.

  • Rikthimi i kompensimit në bujqësi parashikon që për çdo faturë që fermerët do të marrin nga grumbulluesit kur iu shesin produktin do të kompensohen me 10% të vlerës së saj. Por Braçe ka thënë më herët se kompensimi me 10% nuk e zgjidh hallin e fermerëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›