E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompensimi për transportin urban, Tatimet: Linjat e kryeqytetit mbulohen nga Bashkia e Tiranës

Pas pretendimit të Shoqatave të Transportit Urban se nuk po marrin kompensimin për naftën, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka reaguar, duke ndarë të dhëna për këtë proces.

Sipas Tatimeve, aplikimet për rimbursimin e operatorëve kanë përfunduar në 1 gusht.

Aktualisht, administrata tatimore po kryen kompensimin e 95 subjekteve që kanë aplikuar, me një vlerë totale prej 110.7 milionë lekësh.

“Shifrat nuk përfshijnë kompensimin për shoqëritë e linjave qytetëse të Tiranës, që mbulohet nga Bashkia Tiranë. Numri i subjekteve që kanë aplikuar për t’u kompensuar nga Bashkia e Tiranës pranë administratës tatimore është 20 për një vlerë prej 66.1 milion lekë”, sqarojnë Tatimet në reagimin e tyre.

Dy ditë më parë, Shoqatat e Transportit Urban paralajmëruan se do të reduktojnë flotën e autobësve sepse nuk kanë marrë rimbursimin për naftën për muajt mars, prill dhe maj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›