Komplekset që kanë krijuar Kompleksin e Edipit tek Sali Berisha
Për të gjithë ata që janë konfuzë, Kompleksi i Edipit nuk ka thelbësor incestin me mamanë, ku Berishës i shkon gjuha. Kompleksi i Edipit, më shumë se sa incesti me nënën, ka të bëjë me fatin e paracaktuar për Edipin nga Dodona, që e ka paralajmëruar Edipin se do ta vrasë Lain dhe do të martohet me Jokastën që ishte nëna e tij. Miti i kompleksit të Edipit ngrihet mbi faktin se atij ju paracaktua fati.
Edhe tek Sali Berisha, Kompleksi i Edipit ka të bëjë pikërisht me paracaktimin e fatit të tij nga komplekset që ai ka dhe jo nga perceptimi i tij spontan si incest me nënën, pavarësisht se gjuha i shkon aty.
Le tu hedhim një sy komplekseve që po diktojnë fatin e Sali Berishës në këto zgjedhje.
Kompleksi i parë është kompleksi i të qenit shërbëtor i komunizmit. Vini re që ai akuzon kundërshtarët e tij me gogolin e Bllokut. Flet për neobllokmenë, që ai do ti shkatërrojë siç pretendon se ka shkatërruar dhe baballarët e tyre… E thotë këtë një njeri i kompleksuar nga e shkuara si sekretar partie, si doktor i Bllokut dhe varkar i familjes se diktatorit. Duke qenë komunist dhe sekretar i Partisë së Punës, ai ishte ndër të parët për shkatërrimin e kishave dhe xhamive, ishte i pari në transhe për të përballuar një sulm të mundshëm të NATO-s, ishte betuar, si çdo komunist tjetër, që të luftonte imperializmin dhe revizionizmin dhe të përhapte mësimet e marksist-leninistit të madh, shokut Enver (këtë të fundit në fakt e ka realizuar). Asnjë prej politikanëve të rinj të sotëm nuk ka qenë në Bllok; vetëm Saliu kishte të drejtë të hynte si mjek i nomenklaturës së lartë komuniste, vetëm ai kishte mundësi të dilte në foto krah Hysniut, Simonit etj, anëtarë të lartë të Byrosë Politike të kohës dhe sekretarë të KQ; vetëm ai mund ta kalonte fundjavën me familjen e Enverit, dhe i vetmi politikan aktiv, që ka një galeri të tërë fotosh me anëtarë të Byrosë Politike dhe fëmijët e diktatorit. Duke pasur mizën në kësulë, ulërin nëpër sheshe dhe ekrane për komunistë e bllokmenë imagjinare, etiketim për politikanët e majtë, që në kohën që varkari i Enverit shëtiste në Bllok, shumica nuk kishin lindur akoma.
Kompleksi i dytë i tij është kompleksi i hyrjes në histori. Ai kërkon të mbetet në histori si Skënderbeu (në çdo takim katundaresh e brohorasin si Skënderbe), të futet në krah të Ismail Qemalit dhe të Zogut, madje më shumë se të gjithë këta: të mbetet themeluesi i Shqipërisë moderne. Në çdo fjalim të tij, historia jone nis me daljen e tij në skenën politike, me krijimin e PD-së si ngjarja më e madhe historike, me heqjen e vizave, si realizim i ëndrrës më të madhe shekullore të shqiptarëve (a thua se shqiptarët kërkonin viza për të lëvizur shekuj më parë), me futjen në NATO, ngjarja më e madhe historike pas shpalljes së pavarësisë, me ditën historike të ardhjes së Bushit, ditë që mund të krahasohet me 28 Nëntorin, me arritjet historike të qeverisë së tij, që ka tronditur francezët, italianët, gjermanët dhe botën mbare dhe tanimë së fundi me përurimin e tunelit të Krrabës, vepra më e madhe e historisë pas Rrugës së Kombit dhe që na bën krenarë. Nuk i ka lënë gjë udhëheqësit të tij shpirtëror, Enverit. Dhe ai deklaronte se historia jone niste më ’41, me themelimin e Partisë Komuniste, me Kongresin e Përmetit, si datë historike, se duhej të krenoheshim me veprat madhështore të ndërtuara nën udhëheqjen e tij, si tharja e kënetave, hekurudhat, hidrocentralet (me këto të fundit, xhanëm, po mburremi dhe sot).
Ka qenë një perandor kinez këtu e dymijë e dyqind vjet më parë, Qin Shin Uan quhej, i cili vendosi që historia e Kinës të fillonte me dinastinë e tij. Ndaj dogji të gjitha librat e historisë, me qëllim që të krijohej historia nga e para. Ky Qini kinez bëri dhe Murin e Madh, po ky Qini ynë çka bërë? (Saliu beri një krua, as sevap, as m… s’iu qua, se e bëri në përrua).
Varkarin tonë do ta marrë historia, po jo si Skënderbeu, po si Ballaban Pasha, do ta marrë historia për katër qytetarët e vrarë para zyrave të tij, me plumba të dalë nga dritaret e zyrave të tij. Ai vërtet do të hyjë në histori që e dogji Shqipërinë më 97-ën, më keq se ç’e kanë djegur të gjithë pushtuesit të marrë së bashku. Në histori ka hyrë edhe një gjeneral francez, që një shekull më parë gërvishti gurin e famshëm 3700 vjeçar të Hamurabit të Babilonisë, vetëm e vetëm që të hynte në histori dhe të përfitonte nga lavdia e qëmotshme. Këtë tonin e ka marrë me kohë historia si Sali Gerdeci, si diktator, si furnizues i makinës luftarake serbe me naftë kundër kosovarëve, si shkatërrues i sistemit demokratik, si denigrues dhe vrasës i bashkëluftëtarëve të tij, si varrmihës i vlerave dhe arritjeve të këtij populli, si … Pavarësisht nga himnet që i këndojnë demokratët dhe vargjet e këngëve që i thurin rapsodët me çifteli si burrin më të madh që ka njohur historia. Në gjyqin e fundit, – thoshte profeti i persëve të lashtë,- do të të kërkohet llogari për të mirat që ke kryer në tokë dhe jo nga numri i himneve të kënduara përpara altarit.
Kompleksi i tretë është kompleksi i eksportimit të veseve të veta tek kundërshtari. Domethënë, veset që ka Berisha, duhet ti kenë patjetër kundërshtarët e tij dhe duke ua vënë në dukje përditë, mendon se harrohen të tijat. Legjenda e kokës së strucit në rërën e shkretëtirës. Ditët e fundit anatemon Ramën për mashtrues e shpifës. Po a ka mashtrues e shpifës më të madh se varkari i Enverit? Mashtrimet dihen në fushatat e mëparshme, që nga vënia në eficencë e bursës e te parqet industriale e deri te centrali bërthamor. Pas kësaj vijnë mullinjtë me erë, me të cilat Don Kishoti ynë po lufton prej njëzet e ca vjetësh. Sa për shpifjet, kujtoni çka thënë për Azem Hajdarin si trafikant etj., për Gramoz Pashkon si trafikant, për Islamin si spiun, për Imamin si ministër më i paaftë dhe njeriu me mediokër, për klanin Zemun në Durrës… Deri sa shfazohet së fundi për Ramën që martohet çdo fushatë për vota?! E dëgjojmë çdo ditë që u thotë simpatizantëve të tij se Edi Rama shan dhe ofendon njerëzit. Dhe kush e thotë këtë? Ai që shan deputetin me nënë e motër, ai që kërcënon deputetët se do t’ua bëjë fytyrën si këpuca e do t’u ngrijë buzëqeshjen në buzë. I mbeti në gojë çelësi i Bashkisë që Rama i ka dhënë një këngëtari serb, që u këndonte trimërive serbe kundër kosovarëve, që njerëzit të harrojnë shkeljen e embargos së OKB-së nga ai vetë si president, duke furnizuar
