E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Shqipëri/ Humbja dhe fitorja e gjysmës tjetër

vetonNga Veton Surroi

1.

Në hyrje të qyteteve e qytezave të provincës në Shqipëri, bulevardet tregojnë një disiplinë të hekurt të mendjes së shëndoshë. Flamujt e blloqeve partiake janë të renditura me barazi të plotë pesëdhjetë përqindëshe, aq të plotë sa në këto kuota pesëdhjetë përqindëshi dikush do të jetë ulur dhe llogaritur se sa flamuj duhet ti kenë edhe aleatët e vegjël, të tanishëm apo potencial.

Disiplina e hekurt e bulevardeve, për aq sa janë bulevarde, të qyteteve dhe qytezave, tregon për një besim kolektiv se vendi është ndarë dysh, në të majtë dhe të djathtë. Se herë vijnë në pushtet njëra palë, e herë tjetra. Se kështu do të ndodhë edhe këso here: se ka gjasë ta marrë pushtetin ajo palë që e ka, e mund të ndodhë që ta marrin ata që ishin në opozitë.

Dhe se bulevardet kanë të drejtë, çfarëdo që të jetë rezultati, në pesëdhjetë për qind të rasteve.

2.

Problemi i bulevardeve është tek ai pesëdhjetë përqindëshi tjetër, për të cilin nuk kishin të drejtë. Sepse, në Shqipëri, ai që fiton në zgjedhje, i fiton të gjitha, dhe ai që humbet në zgjedhje, i humbet të gjitha.

Ai që fiton, tradicionalisht, shpërfill çfarëdo që të mendojë opozita, dhe çdo herë që dikush e ngre këtë si problem e merr përgjigjen se ai që dëshiron të ndryshojë gjë, le ti fitojë votat në zgjedhjet e ardhshme.

Dhe ai që fiton, tradicionalisht, ka të drejtë që shtetin ta konsiderojë të vetin: prej punësimit të portierëve në ministri, dërgimit të ambasadorëve në botë e deri te kontrolli i dukshëm apo i padukshëm i gjyqësorit.

Ai që humbet, mbetet me satisfaksionin e atyre që hynë në Grupin parlamentar, druajtjen se si do të mbijetojnë në katër vitet e ardhshme, dijeninë depresive se pala fituese do tia bëjë jetën bezdisëse kundërshtarit po aq sa ia bënë këta vetë kur ishin në pushtet.

3.

Pesëdhjetë përqindëshi i humbur paraqet problem për bulevardet e Shqipërisë në zgjedhjet që do të mbahen të dielën, më 23 qershor.

Vendi nuk ka precedencë zgjedhjesh të drejta e të pranueshme nga një standard bazik demokratik.

Pesëdhjetë përqindëshi i humbur ka arsye, jo vetëm ato të shpikura, për të mos pranuar humbjen. Mund të nxjerr si argument faktin se vendi hyri në proces zgjedhor pa e kompletuar KQZ-në. Mund të nxjerr si argument faktin se edhe po të ishte kompletuar, do të mund të sillej sikur në zgjedhjet e kaluara bashkiake, e të vendoste rregulla të reja numërimi pasi të ketë përfunduar numërimi e që, si në rastin e Tiranës, nuk doli të jetë të jetë i favorshëm për njërën forcë politike- derisa nuk u ndërruan rregullat e lojës. Mund të nxjerr si argument faktin se nuk do ti njohë rezultatet e zgjedhjeve për arsye se dikush e ka blerë këtë apo atë komisioner. Mund të nxjerr argumente ideologjike: zgjedhjet u manipuluan nga komunistët; do të gjendet në çdo pesëdhjetë përqindësh dikush që dikur ka qenë komunist.

4.

Bulevardet e Shqipërisë, rrjedhimisht, e kanë problem 24 qershorin.

Nëse nëpër bulevarde, siç po ndihet ashtu si më 2005, po shtrihet ndjenja e nevojës së rotacionit politik, pesëdhjetë përqindëshi që duhet ta lërë pushtetin mund të ndodhë ta bëjë këtë me rregull demokratik vetëm po qe se bindet vetë se pesëdhjetë përqindëshi i përkrahjes së supozuar është më afër dyzetëshit.

Nëse nëpër bulevarde, siç po ndihet ashtu si më 2005, po shtrihet ndjenja e nevojës së rotacionit politik, pesëdhjetë përqindëshi i cili mban fanellën e rotacionit do të pranojë vetëm një rezultat zgjedhor, atë të fitores.

Nëse gjërat janë kështu, bulevardet e Shqipërisë mund të jenë të mbuluara nga një ngërç, një përzierje emocionale që mund të jetë shpërthyese.

5.

Pse duhet të jetë problematik 24 qershori, dita pas zgjedhjeve, për një vend anëtar të NATO-s?

Për shkak të paradoksit që mban brenda ky anëtar i NATO-s. Njëzetedy vjet pas rënies së komunizmit, vendi nuk ka arritur të kalojë pragun e kritereve bazike të Kopenhagës, pragun që ndajnë demokracitë funksionale prej formave të tjera të jetës.

Nuk arrin të organizojë zgjedhje të lira dhe të drejta, të pranueshme prej të gjitha palëve pjesëmarrëse dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Nuk arrin të krijojë një gjyqësi të pavarur që do të mund të sanksiononte të drejtën e votës së lirë.

Dhe, kur njerëzit dalin në rrugë në formë kaotike apo jokaotike, me gurë e ombrella në duar, apo pa to fare për të protestuar kundër këso sistemi qeverisjeje, nuk arrin tu garantojë të drejtën bazike, të drejtën e jetës.

E këtillë, Shqipëria është më afër identitetit të krahut jugor të NATO-s, të vendeve si Spanja, Greqia apo Turqia, që kur u pranuan në NATO nuk ishin demokraci funksionale, por që duke qenë brenda Aleancës arritën të transformohen pozitivisht. Është më larg, bukur më larg anëtareve si Polonia që fillimisht u shndërruan në demokraci funksionale e pastaj në shtet anëtar të NATO-s.

6.

Shqipëria është në një avantazh historik krahasuar me Spanjën apo Greqinë. Sado jodemokratike të jenë disa prej formave të qeverisjes aktuale në vend, nuk mund, as për së afërmi, tu vihet shenja barazimi me regjimin frankist apo me juntën ushtarake greke.

Por çfarëdo që të jetë avantazhi, rrjedha e mëtejme e transformimit është e njëjtë: do ndryshuar format e qeverisjes jodemokratike, dhe nëse këtë nuk e bën forca që udhëheq vendin, atëherë do ndërruar atë forcë.

Ajo që në anglishte prej kohësh quhet regime change (me e pa konotacione negative të fjalës regime) vlen edhe për Shqipërinë, si për çdo vend tjetër në rrugën e vet të tranzicionit.

Sepse, edhe po ti kishte fituar zgjedhjet krejtësisht në formë legjitime, në zgjedhje të lira e të drejta, qeverisja e tanishme nuk mund ti jepte vetes të drejtën e zënies së institucioneve të shtetit, përfshirë në masë të madhe atë të sferës së sundimit të ligjit.

Sepse, edhe po ti kishte fituar zgjedhjet krejtësisht në formë legjitime, në zgjedhje të lira e të drejta, qeverisja e tanishme nuk mund ti jepte vetes të drejtë të vriste njerëz që për një arsye tjetër kishin shprehur pakënaqësinë demonstrative me qeverisjen.

Sepse, edhe po ti kishte fituar zgjedhjet krejtësisht në formë legjitime, në zgjedhje të lira e të drejta, qeverisja e tanishme nuk mund të shpërfillte atë gjysmën tjetër të vendit.

7.

OK, të përpiqemi të rikapitulojmë në një fjali të zgjeruar definicionin e deritanishëm të vendit para zgjedhjeve: Shqipëria është një vend jo krejtësisht demokrati

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›