E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, test për politikën dhe institucionet

Roberto Battelli -Kreu i Misionit të Vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së

Gjate tre vizitave te miat vetëm gjatë muajit të fundit dhe vëzhgimit nga afër të fushatës zgjedhore, kam qenë i lumtur të shikoj një fushatë aktive dhe kaq të gjallë të zhvilluar këtu. Këto zgjedhje janë për politikën.

Zgjedhjet duhet të jene për politikën  sepse ato janë një mundësi për një debat të  madh kombëtarë se ku realisht  ndodhet vendi dhe se ku duhet të shkoj. I përgëzoj ata që kanë kontribuar në këtë debat dhe rrjedhimisht edhe në të ardhmen e Shqipërisë.

Populli i Shqipërisë meriton një debat aktiv sikundër ata vazhdojnë integrimin e mëtejshëm brenda strukturave Europiane, një qëllim ky që ndajnë të gjitha forcat kryesore politike në vend. Shqipëria ka arritur shumë në aspektin politik, social dhe ekonomik, gjatë këtyre dy dekadave, që nga koha kur rruga drejt Brukselit konsiderohej si diçka e pakonceptueshme. 

Në të njëjtën kohë, fatkeqësisht, ne kemi parë se disa institucione përgjegjëse për administrimin e zgjedhjeve janë kthyer në qendër të vëmendjes së fushatës elektorale. Në rast se besimi i votuesve në institucionet demokratike dobësohet edhe më tej gjatë fushatës elektorale, do te jetë elektorati shqiptarë ai që rrjedhimisht do të humbasë pavarësisht nga rezultati final.

Sa kohë që kontradiktat afatgjata midis forcave kryesore politike kanë ndikuar sërish procesin e zgjedhje, mendoj se është e drejtë të thuhet se politika dhe demokracia do të jenë në qendër të vëmendjes ditën e diel. Për të qenë të sigurt se procesi demokratik do të zhvillohet qetësisht, u kërkoj të gjithë anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor të marrin përsipër detyrat e tyre pa vonesë.

Parlamentarë të OSBE-së kane vëzhguar zgjedhjet në Shqipëri në vitet 1996, 1997, 1998, 2001, 2005, dhe 2009. Ne kemi pare  institucionet themelore të nevojshme për krijimin e një procesi të vërtetë demokratik të zhvillohen gradualisht gjatë 20 viteve të fundit.

Pas përmirësimeve të mëparshme në regjistrimin e votuesve dhe procesin e identifikimit të cilat janë lavdëruar nga OSBE-ja në vitin 2009, reformat zgjedhore të miratuara vitin e kaluar forcuan më tej aspektet teknike të procesit zgjedhor në Shqipëri.

Mënyra konsensuale, në të cilën të gjitha këto ndryshime të rëndësishme u zhvilluan, duke përfaqësuar një mbështetje të gjerë politike, është një kujtesë se si gjërat mund të funksionojnë kur ka vullnet të mjaftueshëm politik.

Si një parlamentar i zgjedhur, me shumë kolegë dhe miq të zgjedhur në këtë rajon, kam qenë personalisht  dëshmitarë i ndryshimeve të rëndësishme që kanë sjelle njerëz me kombësi të ndryshme të cilat kanë ushtruar të drejtat e tyre demokratike në vende të ndryshme të OSBE-së.

Ditën e diel ne do jemi të pranishëm në të gjithë Shqipërinë duke vëzhguar me kujdes dhe më pas do raportojmë mbi vëzhgimet tona.  Ne kemi ardhur jo për të paragjykuar zgjedhjet por për të shpallur angazhimet tona të përbashkëta për liritë themelore kaq të domosdoshme në komunitetin tonë kolektiv të sigurisë.

Zgjedhjet janë diçka më shumë se personalitetet në fletëvotim. Zgjedhjet testojnë jo vetëm  cila parti është më e fortë por edhe  gjithashtu se sa i shëndetshëm është vetë procesi dhe në të njëjtën kohë zgjedhjet  janë shansi i një kombi për të afirmuar angazhimin e tij, për një qeverisje demokratike. Të gjithë ata që marrin pjesë në këtë proces kanë një rol të rëndësishëm për të  siguruar që vullneti i individëve jo vetëm të shprehet lirisht por edhe të pranohet dhe të respektohet gjithashtu.

Autori është anëtarë  i Parlamentit Slloven dhe drejtuesi i Misionit Vëzhgues Afat-shkurtër të OSBE-së për zgjedhjet parlamentare të 2013-ës.(Teksti origjinal është shkruar në gjuhën angleze).

/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›