Kompleksi i ri parlamentar, prezantohet maketi
Është prezantuar në mejdiset e Kuvendit maketi i parlamentit të ri të Shqipërisë.
Kompleksi i ri që do të ngrihet tek Piramida aktuale do të ketë një hapësirë prej 17 mijë metra katrore ku janë parashikuar me detaje të gjitha llojet e ambienteve.
Në bazë të projektit të mriatuar nga qeveria, Parlamenti i ri do të ketë 13 salla për komisionet parlamentare si dhe dy salla për konferenca shtypi si dhe një sallë për mbledhjen e komisioneve të përbashkëta.
Gjithashtu do të ketë zyra edhe për krerët e grupeve parlamentare dhe një sërë zyrash të tjera. Në kompleksin e ri janë parashikuar edhe bare dhe restorante si dhe shërbim mjekësorë dhe ato të sigurisë.