Kompleksit Olimpik kryebashkiaku peruron sistemin bashkekohor te ndricimit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ishte i pranishëm në mbrëmjen e së dielës, në përurimin e sistemit bashkëkohor të ndriçimit, të instaluar në Kompleksin Olimpik Kombëtar.
Në realizimin e investimit, nëpërmjet të cilit synohet modernizimi i mëtejshëm i kompleksit olimpik, Bashkia e kryeqytetit ka kontribuuar me një fond me vlerë 1.2 milionë lek të reja.
Sistemi i ndriçimit është vendosur në fushën me bar artificial, ndërsa me punimet e kryera është bërë i mundur edhe riparimi i sistemit ekzistues në fushën me bar natyral të futbollit, i vendosur prej gjashtë vitesh, por që ishte në gjendje mjaft të keqe, si edhe ndriçim për fushat e tenisit.
Për të përuruar investimin e realizuar, u zhvillua një ndeshje miqësore, ndërmjet dy skuadrave me disa prej figurave më të rëndësishme të futbollit në tre dekadat e fundit, të cilët morrën edhe falënderimet e kreut të bashkisë, për emocionet dhe spektaklin që dhuruan.
Kryebashkiaku Basha, deklaroi se sistemi i ndriçimit për Kompleksin Olimpik ishte vetëm investimi i parë, i një serie të gjatë që Bashkia e Tiranës ka planifikuar gjatë këtij viti dhe në vazhdim. Synimi është për të nxitur praktikimin e sportit dhe për një jetesë të shëndetshme.
Me investimin e realizuar, krijohet mundësia që ambientet e Kompleksit Olimpik, që përveç futbollit tashmë i shërben edhe të gjitha sporteve të tjera, të shfrytëzohen sa më shumë.