E Diel, 1 Nëntor 2026

Skllaveria e vetvetes



Ne shoqerine shqiptare ka nje lulezim te dukshem te ideve liberale qe bejne fjale per mungesen e rendesise se shoqerise dhe lidhjeve te njeriut me te deri ne perceptime utopike. Madje partizane ekstreme te tezes antisociale shkojne deri tek ideja absurde se per lirine dhe mireqenien e njeriut modern jane pengese dhe e kane fajin rregullat morale dhe strukturat sociale qe ekzistojne ne shoqeri dhe qe ndalin suksesin individual te njeriut.
Ne kete kontekst nuk mungojne qe te ngrene zerin eksentrik edhe ekstreme te parapelqimit te anarkise sociale te cilet idene e tyre asociale e cojne deri ne ekstrem duke profetizuar se eshte me mire qe ne emer te lirise se pakufizuar te individit ta shkaterrojme shoqerine. Ne te vertete eshte spekuluar shume me idene e ringjalljes se ideologjise liberale qe filloi ne bote te behej mbizoteruese ne kohen e fushates se njohur ne vitet 80-te te shekullit qe kaloi dhe qe e arriti kulmin e vet ne mendimin e shfaqur nga ish-kryeministrja britanike Margaret Thecer e cila ne emer te ideologjise liberale krejt pa ambalazhe ka shfaqur bujshem idene dhe thelbin e doktrines sipas te ciles Nuk ka me shoqeri ka vetem individe.
Ne te vertete tashme askush nuk ka me dyshim per orientimin ideologjik te jetes edhe ne shoqerine tone ne te cilen idete liberale dhe menyra pergjithesisht asociale e konceptimit te jetes shoqerore eshte bere ideologji me vete tashme mund te themi plotesisht sunduese ne mentalitetin shoqeror te shqiptareve.
Ne se analizojme shkaqet e dobesimit te strukturave sociale baze te shoqerise tone dobesimin e lidhjeve sociale midis njerezve atomizimin ekstremal te marredhenieve dhe zbehjen e frikshme te humanizmit dhe solidaritetit social kuotat e te cilave jane ulur deri ne piken kritike mund te themi se ne menyra te ndryshme eshte bere e pushtetshme teza sipas se ciles njerezit mendojne se marredheniet sociale behen pengese per progresin e individit dhe per pasoje shume njerez ne menyre te thjeshtezuar mendojne se Shoqeria nuk ekziston dhe qe subjektet e lena ne meshire te fatit le ti zgjidhin problemet e veta ne kuader te funksionimit spontan te tregut. Josep Ramoneda Fundi i pasionit politik f. 55.
Epoka moderne ne shoqerine tone si kurre me pare eshte bere shume e paqarte per nje mase te madhe te njerezve qe jane shpirterisht te coroditur nga dimensionet e perziera dhe te ngaterruara te realitetit tone modern. Nuk eshte rastesi qe tashme jane te qarta evidente dhe te pushtetshme mbi individin ndikimi i disa krizave qe kane kapur njeriun dhe shoqerine. Ato po shfaqen ne menyre evidente dhe e kane rrethuar njeriun ne daret e disa krizave me natyre kulturore shpirterore dhe sociale qe gjithnje e me shume kane ndikim te forte ne ndryshimet e thella qe po peson stili i jetes dhe menyra e te jetuarit te njerezve tane. Natyrisht ne kohe krizash menyra e te jetuarit ne shoqeri dhe stili i pershtatjes se njeriut me te eshte veshtire te perputhen ne menyre te tille qe stili i te jetuarit te jete vetem pozitiv dhe i shendetshem. Mohimi i shoqerise dhe i vlerave te jetes sociale eshte bere patologjia qe po ushqen zgjerimin e menyrave izoluese agresive dhe shmangese te njeriut qe ne nje fare menyre po e ulin vleren shoqerisht te dobishme te jetes dhe pershtatjes social Ka rene shume besimi i njerezve ne shoqerine tone apo besimi se duke bashkepunuar me te mund te realizojne me shume arritje individuale dhe sociale ne fushen e jetes shoqerore dhe personale. Kjo situate sociale dhe ky perceptim ultra-personal i jetes po ndikon qe njeriu te zhytet gjithnje e me thelle ne boten shpirterore individuale me shpresen e vaket se aty mund te zbulohet bota e re e njeriut modern.
Kjo eshte arsyeja pse njeriu i kohes sone ka tendence te largohet nga shoqeria te dobesoje lidhjet sociale te mbyllet ne guacken e interesave te ngushta dhe qellimeve materiale imediate te jetes empirike pa menduar shume per te tjeret dhe ca me pak per shoqerine si organizim social teresor. Prandaj ne sot perballemi si kurre me pare me sjellje e qendrime asociale te njerezve qe me veprimet e tyre po ndikojne qe liria ne shume raste ne shoqerine tone te kuptohet keq qe ajo te kaloje ne arbitraritet. Nuk mund te mos jemi te shqetesuar per faktet qe rrethojne jeten tone sociale per sjelljet asociale te njerezve. Por me sa duket edhe koha qe jetojme dhe stili i jetes moderne qe po ndertojme kane padyshim ndikimin e tyre ne faktin qe tipologjia e jetes moderne ne shoqerine shqiptare kohet e fundit po behet gjithnje e me shume e pershtatshme per te krijuar kushte per afirmimin rebel te njeriut.
Ne kushtet e jetes moderne tek njerezit tane gjithnje e me shume eshte duke u ravijezuar me konture te plota ideja se menyra e jeteses liberale dhe stili i jetes moderne kane ne themel te tyre idene ultra-liberale qe gjithcka lejohet dhe asgje nuk pengohet nga rregullat e perbashketa sociale te shoqerise.
Ne kete kontekst tani ne familje ne shkolle ne jeten komunitare dhe ne jeten e pergjithshme sociale te shoqerise shqiptare po perballemi me shume dukuri te cilat gradualisht po na bindin se kjo liri e pakufizuar e konceptuar ne trajten e mungeses se plote te rregullave dhe te shperthimit te anarkise sociale totale ka filluar te behet skllaveri e vetvetes per njerezit tane. Ne kete liri pa dimension social dhe te pakufizuar nga ana morale dhe humane duket sikur ai qe humbet eshte dimensioni social si thelb ontologjik i qendrueshem dhe i vete-disiplinuar i njeriut konkret.
Nuk eshte rastesi qe ne ditet tona ne shoqerine shqiptare ka nje shthurje te rregullave te perbashketa morale konceptim semplist anarkist te lirise duke sjelle ne jeten e perditshme shume njerez me stil jete agresiv dhe me tendenca evidente te shmangies sociale qe perpiqen te jetojne duke e konceptuar jeten dhe sjelljen personale pa asnje kufi apo dimension social.
Sociologet jane te mendimit se liria e pakufizuar ne kuptimin asocial dhe anarkist te termit po i heq njeriut lirine e shpirtit duke e bere ate skllav te rendomte te roberuar vetem nga kerkesat e trupit privat dhe deshirat biologjike te tij. Padyshim jetojme ne nje shoqeri moderne dhe eshte e natyrshme te pranohet si i vertete fakti qe njeriu pergjithesisht eshte nen pushtetin e ndjenjave kontradiktore te vetes te organizimit te menyres se jetes sociale dhe stilit te jetes personale. Nga menyra se si ata po zhvillohen ne shoqerine tone nga paqartesite dhe keqkuptimet qe kane sjelle ne menyren e jetes se shtresave te ndryshme sociale te duket se kjo ka bere qe shume njerez jo vetem te humbasin lirine e tyre por dhe te jene ne te njejten kohe qenie te dyzuara ne dimensionalitetin e vet konkret. Dihet qe qeniet e dyzuara pavaresisht kerkesave qe imponon koha nuk jane asnjehere te lira.
Eshte nje nga shqetesimet e medha te kohes moderne dhe qe duhet vleresuar me seriozitet si komponent me rendesi i jetes sone fakti qe gjithnje e me shume po shtohen grupet sociale dhe njerezit tek te cilet ka nje ambiguitet te dukshem per relacionet qe njeriu duhet detyrimisht te ndertoje me shoqerine e tij. Koha moderne ne Shqiperi eshte eruptive ne ndryshim te shpejte. Ritmi i jetes dhe intensiteti i ndryshimeve te raporteve te njeriut me veten dhe shoqerine tone eshte ne permasa te tilla qe duhet vleresuar me shume se nje dukuri sociale e thjeshte e jetes se perditshme. Ndryshimi eshte i thelle radikal dhe me pasoja sociale qe duhen llogaritur per vleren e kostos qe ato kane. Per nje gje duhet te jemi te sigurt pa tentuar qe te behemi utopike dhe te enderrojme ndertimin e marredhenieve sui generis te njeriut me shoqerine tone pertej standardeve dhe imperativave te modernitetit duhet te mendojme dhe te pergatitemi per perballuar kete proces qe nuk ka me te ndalur.
Njerezit tane jane te tronditur sepse po kuptojne se shoqeria moderne ka te mira dhe kontradikta ka vlera dhe antivlera qe duhen llogaritur. Sepse jane ato qe e detyrojne njeriun te ndryshoje stilin e jetes qe ti pershtatet imperativeve asociale te kohes. Koha moderne e ka permbysur radikalisht menyre dhe stilin e jetes se njeriut tone qe jetoi ne shoqerine tradicionale. Tani duam apo nuk duam po jetojme ne kohe te reja. Menyra moderne e te jetuarit po e shnderron njeriun qe te behet qenie e individualizuar nga qe eshte bere qenie unikale qe perpiqet te jetoje me sukses duke qene pjese e nje shtrese sociale pa intermexo pa kohe per prehje pa mundesine per te zene vend te qendrueshem. Filozofi spanjoll i kohes sone Josep Ramoneda duke analizuar shoqerine dhe njeriun modern ka shkruar se Duhet te kemi dicka qe te na mbroje nga rreziku i rreshqitjeve gjeologjike te shpirtit qe mund te shkaktojne termete brenda nesh Josep Ramoneda Fundi i pasionit politik f. 50.
Ne te vertete nuk e di sa kam te vertete ne konstatimin tim sociologjik por nga analiza qe mund te bejme te duket se ne shoqerine tone ka ndodhur nje evolucion i thelle me sakte nje metamorfoze e dukshme e kalimit nga njeriu mase i shoqerise tradicionale tek individi i izoluar i shoqerise moderne. Tani nuk eshte shume e veshtire qe te sjellesh fakte nga jeta reale ne menyre qe kete problem ta shtrosh per diskutim social dhe teorik. Shoqeria shqiptare por jo vetem ajo ka tashme brenda vetes nje realitet konceptual dhe empirik qe ben te mundur per te gjithe qe te mund te flitet per dukurite qe tashme ne perceptimin individual mund te jene te ndryshme nga normat sociale qe mund te jene te vleresuara me optika te ndryshme dhe qe mund te duken here normale dhe here te tjera enorme.
Eshte bere nje dukuri intensive fakti qe ne shoqerine tone jo vetem shqiptare por edhe pertej saj edhe veprimet publike dhe ato me natyre familjare po marrin gjithnje e me shume nja karakter personal dhe te individualizuar. Cdo njeri ka menyren e vet ka standardet e komportimit social te ndryshem nga te tjeret. Ka nje lidhje te forte midis boshllekut shoqeror te modernitetit post-materialist dhe sjelljeve te njeriut pa dimension. Ne keto kushte eshte kerkese e veshtire te synosh qe te ndertosh norma te pergjithshme sociale apo te normativizosh sjelljen e njeriut ta pershtatesh ate me kerkesat e shoqerise ne kushtet kur ato kane filluar te zbehen.
Ne kohen moderne njeriu eshte i izoluar dhe me shume se jeton ne shoqeri shfaqet si pjese ne turme qe nuk ka bindje qe mund te jene te perbashketa dhe te mund ti ndaje ne cdo rast me te tjeret. Ne kohen tone po shtohen situatat sociale qe bejne te veshtire komunikimin dhe marreveshjet sociale nga qe njerezit shfaqen gjithnje e me shume te izoluar nga te tjeret. Ne marredheniet e njeriut me shoqerine ka me shume slogane komunikative qe pervetesohen nga njerezit permes mjeteve e komunikimit. Besoj se jemi te ndergjegjshem se njeriu me te cilin bashkejetojme sot ne shoqerine shqiptare eshte reduktuar nga ana sociale ne njeriun e ngushte ka vetem interesa materiale dhe qe eshte i lidhur me te tjeret vetem per ceshtje konsumi seksi dhe parash. Kete analize e ka bere shkelqyeshem ne kohen e vet sociologu dhe psikologu i shquar Eric Fromm. Por edhe me pare sociologu tjeter i njohur boterisht Emile Durkheim i cili duke analizuar shoqerine dhe prirjet dominante te njeriut modern mendoj se po vjen situata sociale ne te cilen njeriu ka marredhenie me te tjeret vetem per interesa te ngushta pragmatiste. Ai e karakterizoi kete situate sociale me termin anomi me te cilen ai nenkuptonte shkaterrimin e te gjithe lidhjeve shoqerore tradicionale.
Nderkaq shume sociologe te kohes sone kane theksuar dallimin esencial midis shoqerise se bashkesise me shoqerine moderne ne te cilen jane zhdukur te gjithe marredheniet e cila njerezore. Eric Fromm Anatomia e destruktivitetit njerezor vell 1 faqe 185
Natyrisht pavaresisht defekteve te jetes moderne ne shoqerine tone besoj se eshte koha qe jo vetem ne mendimin sociologjik por dhe ne institucionet e edukimit dhe medias te flitet me shpesh per nevojen e ndertimit te nje bote me permasa njerezore ne te cilen njerezit te kene midis tyre edhe marredhenie interpersonale. Njeriu nuk ka nevoje vetem te ushqehet te strehohet te fitoje para dhe te konsumoje. Natyrisht eshte e veshtire ne shoqerine tone te kerkosh perputhshmeri te interesave sociale me ato individuale apo te shpresosh qe interesat e shoqerise te jene ne cdo rast te pershtatshme me ato te individit.
Ne shoqerine shqiptare eshte duke ndodhur nje proces i vrullshem i fshirjes se traditave i humbjes se disa vlerave te perbashketa. Kjo natyrisht po determinon dobesimin e lidhje e sinqerta personale te individit me te tjeret dhe shoqerine. Por mua me duket se ka pasur te drejte Fromm-i i cili edhe pse analizon antinomite e pakthyeshme te modernitetit shkruan me optimizem megjithate se njeriu ka nevoje per nje sistem shoqeror brenda te cilit te zere vendin e vet te kete bashke me te tjeret marredhenie relativisht te percaktuara dhe te mbrojtura nga vlera dhe pikepamje pergjithesisht te pranuara

21 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›