E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane pranga 4 shtetasve per vepra te ndryshme

Forcat e policise arrestuan ne flagrance shtetasi Besnik Dilaver Sedja 37 vjec banues ne Tirane.

Arrestimi i tij u krye sepse dje ne mesdite ne Rrugen e Elbasanit ne bashkepunim me nje bashkemoshatarin e tij i kane vjedhur portofolin nje shtetaseje duke i marre shumen e parave prej 300 euro.

Mbreme po nga Komisariati i Policise Nr.1 Tirane u arrestua ne flagrance shtetasi Kledist Selami Hysa 26 vjec banues ne Tirane sepse dje ne Bulevardin Deshmoret e Kombit pasi kishte thyer xhamin e mjetit veture me targe CK 308 HY ne pronesi te nje shtetasi eshte kapur ne flagrance nga sherbimet e Patrulles se Pergjithshme te Policise duke vjedhur kasetofonin e ketij mjeti.

Dje sherbimet e Komisariatit te Policise Nr.2 Tirane realizuan arrestimin ne flagrance te shtetasit Milard Rustem Sadiku 18 vjec banues ne Tirane sepse dje rreth ores 19.20 ne Bulevardin Deshmoret e Kombit ne bashkepunim me nje bashkemoshatarin e tij i kane vjedhur nje shtetaseje nje varese floriri.

Mbreme nga seksioni Kunder Krimit Ekonomik Financiar u be ekzekutimi i urdhrit te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per ekzekutimin e vendimit penal te mases se sigurimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane per shtetasin Besim Ibrahim Bala 54 vjec banues ne Tirane.

Ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka vendosur masen e sigurise Arrest Burg per konsumim te vepres penale te ndihmes per kalim te paligjshem te kufirit falsifikim te dokumenteve dhe shkelje e rregullave ne pune.

2010-09-21 1306

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›