Piktori Pashk Pervathi pervjetorin e 55 e feston mes miqsh artiste
Artisti Pashk Përvathi ka preferuar që përvjetorin e 55 ta festoj mes miqve artiste ku prezanton punimet më të fundit të tij.
Muzë e krijmtarisë kësaj here për piktorin janë natyrat e qeta, peizazhet dhe portretet e ciganeve. Ajo çka pëlqen më së tepërmi është shtegtimi në vende të ndryshme piktoreske dhe sjellja e risive.
Gjatë shpjegimit të pikturave Përvathi na bën me dije se ka bërë divorc për pak kohë me të dashurën vjeshte.
38 punimet që i përkasin teknikës së vajit janë realizuar brenda 6 muajve në vende të ndryshme të Shqipërisë. Ndërsa shtegtimi i rrallës i piktorit kapërcen kufijt shqiptar në kërkim të eksplorimit të peizazheve të tjera mahnitëse.