E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja 17 vjeqare me alkoolin

Frontmeni i bendit Green Day, ka folur për herë të parë dhe të vetme, për luftën e tij të gjatë, me abuzimin me alkool. Për Rolling Stones, Billie Joe ka thënë se ka filluar si shumë i ri të pijë pa kontroll dhe kjo shprehi e ka përcjelluar atë, gjatë tërë jetës.


Në shtatorin e vitit të kaluar, në turneun I Heart Radio, ai është rëzuar në skenë, nga mbidoza me alkool dhe drogë, që ishte një arsye shumë e fortë, që ai të shkoj në rehabilitim.


Ylli i hitit, American Idiot tashmë ndihet më i relaksuar dhe më i aftë, pasi që ka vijuar një program, për lënien e alkoolit.
“Si shumë i ri kam filluar të tymosi maruanë, të thithë kokain si dhe metamfetaminë” ka deklaruar poashtu këngëtari, që tashmë ka lënë të gjitha këto dhe i është përkushtuar më shumë punës dhe familjes./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›