E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komplot kundër Presidentit e Kryeministrit

Autoritetet polake kanë arrestuar një nacionalist radikal të djathtë, i cili kishte kërcënuar të shpërthente Parlamentin dhe, sipas prokurorëve, kishte në shënjestër Presidentin e Kryeministrin. I dyshuari, 45 vjeç, kishte lidhje me ekstremistin e krahut të djathtë që vrau dhjetëra njerëz në Norvegji vitin e kaluar, Anders Breivik. Plani ishte të shpërthente një bombë jashtë Parlamentit, kur zyrtarët më të lartë të vendit të ishin brenda. Ky është atentati i parë i këtij lloji në Poloni, që nga rrëzimi i regjimit komunist, mbi 20 vjet më parë. Grupet e të djathtës ekstreme janë kundër qeverisjes liberale në Poloni. I dyshuari, një shkencëtar 45 vjeç, punon për një universitet në jug të Krakovit, dhe kishte në plan të vendoste 4 tonë metrik me eksplozivë në një mjet jashtë Parlamentit dhe ta komandonte eksplozivin në largësi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›