E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthim ne Tel Aviv

Në qendër të Tel Aviv një bombë ka shpërthyer brenda një autobusi në një nga rrugët më të populluara të kryeqytetit izraelit. Sipas të dhënave të para janë me dhjetëra ata që kanë mbetur të plagosur, ndërsa tre prej tyre janë në gjendje të rëndë. Policia izraelite ka thënë se ky ishte një sulm terrorist, por dhe zëdhënësi i kryeministrit Netaniu ka mbështetur këtë tezë. Policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorit i cili dyshohet se ka vendosur çantën me bombën brenda poshtë njërës nga sediljet në autobus. Edhe Hamas ka reaguar duke thënë se nëse bëhej fjalë vërtet për një sulm terrorist atëherë kjo gjë ishte për tu përgëzuar. Në këtë mënyrë armëpushimi mbetet ende shumë larg në lindjen e mesme, pavarësisht përpjekjeve të emrave të mëdhenj të diplomacisë ndërkombëtare që po përpiqen të arrijnë një marrëveshje diplomatike në Kajro të Egjiptit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›