E Diel, 1 Nëntor 2026

Kisha angleze jo femrave peshkope

Ka pasur pakënaqësi të mëdha mes anëtarëve të sinodit kishës së Anglisë pas vendimit për rrëzimin e miratimit të urdhërit për pranimin e grave peshkope. Votimi ishte momenti më kulminant pas më shumë se 10 vjetësh debat. Miratimi i këtij propozimi nuk arriti të sigurojë mbështetjen e dy të tretave të anëtarëve të Sinodës. Por masa ishte aprovuar më parë nga dhoma e Peshkopëve dhe ajo e klerikëve. Kryetarja e Gratë dhe Kisha, Rakel Ueir u shpreh se ky lajm ishte vërtet shkatërrues pas më shumë se 15 vitesh fushatë. Ndërsa vetë kisha ka 10 vjet që diskuton këtë pjesë të legjislacionit dhe e gjithë beteja është humbur për shkak të një numri të kufizuar votash. Një tjetër anëtare e sinodit u shpreh se peshkopet femra tashmë kishin një rol shumë të rëndësishëm në shoqëri dhe një lëvizje e tillë kundër rolit të gruas në lidership ishte thjesht e pakuptueshme. Besimtarë të tjerë kanë zgjedhur të luten në mënyrë që kisha të gjejë një zgjidhje që të largojë nga kisha këto debate. Shumë nga ata që kanë votuar kundër masës u shprehën se nuk ishte bërë puna e duhur em ata anëtarë të kishës që brenda tyre nuk do e duronin dotë autoritetin fetar të një peshkopeje femër. Aktualisht gratë peshkope shërbejnë në Australi, Zelandë e Re, Kanada dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kisha e Anglisë, kisha e 80 milionë besimtarëve nuk e ka gjetur edne zgjidhjen për të zbutur debatet mes reformatorëve dhe tradicionalistëve për të lejuar dhe atje që femrat peshkope të sherbejnë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›