E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompoziocioni arti qe pret ringjallje

E re apo e vjeter historia e muzikes shqiptare eshte aq interesante sa te vleresohet nga muzikologe te huaj me cmime nderkombetare edhe pse nga vete shqiptaret vitet e fundit ka nje menjanim te vemendjes larg saj. Nje prej ketyre kompozitoreve eshte edhe Thoma Simaku i cili eshte vleresuar me cmimin British Aeards 2009. Pikerisht ne nje perballje mes dy brezave profesorit dhe studentit vijne dy kompozitore te njohur shqiptare Tonin Harapi dhe Thoma Simaku per te ringjallur keshtu traditen e krijimtarise muzikore ne Shqiperi dhe per ta evidentuar ate.

Muzika shqiptare ka problemin e madh te mosfinancimit te krijimtarise. Nese ju do te beni nje hulumtim te vogel ne keto 20 vjet do te shihni qe perkujdesja nga te dyja krahet e politikes per mbeshtetjen e artit dhe te kultures dhe ne menyre te vecante te krijimtarise muzikore eshte pothuajse asgje tha muzikologu Vaso Tole.

Permes trajtimeve shkencore synohet fokusimi dhe evidentimi te figurat e shquara te kompozitoreve Tonin Harapi e Thoma Simaku duke qartesuar e theksuar individualitetin krijues te secilit.

Besoj qe kjo te jete tribuna e muzikologjise moderne shqiptare megjithese e vonuar. Ju e dini fare mire qe sot ne Shqiperise flitet per te gjitha llojet e arteve po muziken e kultivuar pothuajse asnje gje. E kam fjalen per krijimtarine muzikore shqiptare tha Tole.

Projekti i lancuar ne Ministrine e kultures nga muzikologe dhe profesore te muzikes eshte nje perpjekje e pare per te hedhur hapa te metejshme ne kerkimet mbi historine e muzikes shqiptarembi vlera ende te fshehura ose nganjehere edhe te neperkembura te saj mbi dokumente autentike dhe tinguj te drejtperdrejte muzikore.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›