Festivali i te Rinjve ne Teatrin Kombetar
Tirane 11 nentor NOA/ Milena Selimi - Mendohet te sjelle pak levizje Festivali i te Rinjve ne Teatrin Kombetar.
Projektet e diskutueshme financuar nga MTKRS-ja nisin sot me prezantimin e pare ne nje jave qe do te mbahet nga data 11-15 nentor 2010.
Sot hap festivalin konkurrentja e pare e Festivalit Teatror te te Rinjve Klodiana Kadillari me monodramen Pikellimi.
Nje tekst i shkruar prej saj ne nje perpjekje per te sjelle ne skene edhe konceptin e regjise dhe ne interpretimin e aktores.
Nje veper e shkruar per jeten e nobelistes Nene Tereza dhe misionin e saj bamires neper bote. Vepra shfaqet ne skenen e vogel te Teatrit Kombetar sonte ora 19.00.
Festivali mbahet nga data 11 nentor deri me 15 dhjetor ku prezantohen 7 shfaqje nga 7 regjisore femra. Shfaqjet rikthehen edhe nje here brenda Javes Teatrore te te Rinjve qe mbahet nga 16-23 dhjetor.
Konkurrojne Alma Hoti Luljeta Hoxha Sonila Kapidani Andia Xhunga Rozina Kostani Elma Dorezi dhe Klodiana Kadillari.
m.s/n.e/NOA