E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjysma e filozofise ne Tirane

Ndonese dje ishte Dita Boterore e Filozofise ndjeshmerine per ta kremtuar ne Tirane e ka pasur fondacioni iranian Rumi ku edhe te ftuarit prej andej vinin ne konferencen Filozofia dhe shkenca mes Lindjes e Perendimit. Nder lektoret kryesore ishin prof. dr. Shahram Pazouki profesor i Institutit Iranian te Filozofise dhe prof. dr. Gjergj Sinani pergjegjes i departamentit te Filozofise Universiteti i Tiranes akademik Alfred Uci prof. dr. Muzafar Iqbal kryetar i Institutit Kanadez per Islamin dhe Shkencen. Disa prej aspekteve te debatit ishin filozofia dhe zhvillimet bashkekohore mendimi rilozofik ne Shqiperi filozofia dhe krizat e mjedisit parimet baze te filozofise ne kulturen perendimore dhe ate lindore perceptimi filozofik i shkences ne qyteterimin modern kriza e botes moderne ne kendveshtrimin e filozofeve orientale etj.

Ndersa prof. Gjergj Sinani nga Universiteti i Tiranes nenvizon mesazhin se ndryshimet ne kulture ne konceptet filozofike apo ato fetare nuk mund te nenkuptojne prodhojne apo justifikojne konflikte perkundrazi ato plotesojne njera-tjetren afrojne me shume me te verteten duke e bere boten me te larmishme dhe me interesante.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›