E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompromisi Historik apo Alternativa Demokratike??!

Nga Besi BEKTESHI
(Tradhtia e vetme e të majtës është, kur ajo është shumicë dhe nuk vjen në pushtet)
Ka një llafollogji gati histerike nëpër të gjitha tavolinat dhe klubet, ku flitet për politikë dhe sidomos në temën ishte tradhti apo jo, kjo lëvizje e Metës.!!? Në fakt janë një pjesë e madhe e socialistëve që dikur kishin vënë bast se fitonin pa LSI-në mbi 70-të mandate që  tani quajnë tradhtar Metën pse kalon mandatet e tij nga i djathti Sali Berisha. E vërteta është se po të kishin mbi 70-të mandate, si Rama dhe socialistët që tani qajnë pse nuk janë në pushtet, as që do të kishin denjuar të hedhin sytë nga LSI-ja dhe do të kishin deklaruar se Meta është në opozitë së bashku me Berishën. Në lidershipin socialist ishin përgatitur për mbi 71 mandate dhe për fitoren e madhe të ndryshimit epokal... por nuk ju ndezi fati. Unë them nuk ju ndezi fati, por në fakt shprehja e rregullt do të ishte e mohuan ndërtimin e fatit të përbashkët të së majtës shqiptare. Kjo sepse nuk kanë memorien shumë të gatshme aty lart në PS, dhe sidomos janë disa të vjetër dhe po ashtu të rinj, që jo vetëm nuk kanë lexuar, por as nxjerr konkluzione nga historia në partitë e majta dhe të djathta sidomos në shtetin fqinj Itali që është modeli që ne ndjekim, ndoshta pa dashje, por në përgjithësi ndjekim. Majtas djathtas..një idilizëm politik...të më falin njohësit e lartë të së djathtës dhe të majtës, por sidomos të së djathtës dhe të majtës shqiptare!! Çfarë dalllimi ka  programi politik dhe programativ i PD-së së Sali Berishës, nga ai programativ i Edi Ramës? Që ti dallojmë se kush është majtas dhe kush djathtas. Apo e ndajmë të majtën nga e djathta nga ngjyrat që përdorin?? Më vjen keq, por në USA të kuqen e kanë konservatorët dhe blu-në demokratët, dhe aty republikanët janë djathtas dhe demokratët majtas..!!! Ëëë.. apo e kam gabim? Ilir Meta ka tradhtuar elektoratin e majtë..!!? Që të kuptojmë në se e ka tradhtuar elektoratin e majtë më duhet të kuptoj në se PS-ja ka propozime të majta në krahasim me propozimet e djathta të Berishës.!! Janë duke u tallur këto..apo...??! Duan të na mbushin mendjen se kanë programe të mirë definuara majtas - djathtas?? Ku e shikon të majtën Rama të librat që do ti falte fukarenjve për vit shkollor?? Hë.ëëë apo te mos taksimi i të gjithë fshatit që i djathti Berisha ka vazhduar të lejojë në Shqipëri. Le që ku e ka programin qeverisës Rama, që ta shikojmë sëpaku njëherë..!!?? Berisha e djathtë dhe Rama i majtë!!
Po, a ka më gallatë se sa kjo? Rama fëmija i nomenklaturës komuniste që në fakt kuptoi nga brenda se çfarë ishte ideologjia dhe diktatura, dhe Berisha njeriu që nxori me thonj beneficet e kësaj nomenklature të majtë dhe sot është një i djathtë..!?? Po.. kjo është për të vënë duart në kokë dhe për tja dhënë ulërimës me sa ke në grykë!! Berisha se ka Topallin afër që ka në bazën e saj si nga vetja, por sidomos nga bashkëshorti cilësi familjare persekutimi komunist nuk mund të quhet parti e djathtë!! Privatizimet dhe gjigandomanitë e investimeve të Berishës nuk janë cilësi të së djathtës sëbashku me ngritjen e rrogave dhe pushtetit të kontrolluar nga një dorë dhe urdhra nga partia... Po, janë cilësi të një partie që ka një lider të padiskutueshëm dhe që qëndron në këmbë në saj të majtizmit  të saj konceptual në bazë. Rama akuzon Metën, që nuk ka cilësitë e origjinës së tij personale as si të Berishës dhe as si të Ramës. Nuk i ka??!! E akuzon për tradhti..!!
Tradhti ndaj kujt? Ndaj PS-së apo të majtës që sot PS-ja, as që përfaqëson dhe me sa duket do të kalojë kohë për të përfaqësuar. Një  partie që nuk shikon në saj të vetive të Ramës askërkënd në sy. Nuk ka statut të zbatueshëm dhe liri-demokraci të zbatueshme brenda saj. Një e majtë që ka vetëm, një person që mendon. Kurse të tjerët vegjetojnë, ose i bëjnë fresk atij. Gati më vjen të ulëras, por ka më tepër liri të fjalës Bode dhe Bregu në partinë e Berishës dhe ky i fundit limitohet ti korrigjojë nganjëherë, se sa te partia e majtë  e Ramës. Parti, që ka nxjerrë kryeministra dhe kryetarë partish me shumicë e që katandiset për të qenë një parti e vogël që nuk arrin të marrë pushtetin, sepse na qenka e majtë. Pra këtu është edhe dështimi i saj...!!? Partia Socialiste nuk është sot e majtë.
Sot e majtë është partia e Berishës e cila mirë apo keq, është votuar nga njerëzit edhe pse i kanë thënë mos bërtit kot për fitore, sepse nuk ke fituar. PS-ja nuk ka ardhur në pushtet edhe pse është votuar më shumë, sepse nuk është e majtë as në programi dhe as në sjelljet e liderit të saj maximus Edi Rama. Kujt i ngjan në veprimet e brendshme të tij Rama, liderit të vijës së tretë Tony Blear (familjar ma katër fëmijë) i cili mblodhi të gjitha rrymat dhe shpirtrat e laburistëve britanikë për shumë vite me radhë? Apo Obamës (familjar me dy fëmijë) që arriti të nxirrte në votime pjesën më të madhe të amerikanëve, duke ju mbushur mendjen jo vetëm me programin e tij qeverisës, por edhe se presidenti Bush nuk bënte më, dhe pas tij, do të ndëshkohej edhe partia e tij. Përveç lojërave me figura me popullin dhe batutave të lira në disa raste tepër të rralla, Rama nuk paraqiti liderin e vërtetë të së majtës gjithëpërfshirëse të shqiptarëve. Kur kritikonim se po transformohej si tepër ngjyra dhe forma e partisë, Rama nuk dëgjonte. Kur një shumicë analizonim se PS-ja po lëvizte nga themelet e të majtës, Rama i bënte të gjithë budallenj dhe të pa ditur apo idiotë, që kishin vetëm inat pse Rama ishte i suksesshëm...! Lidershipi i PS-së u dallua një pjesë e tij, për nga lartësia pasurore dhe vetë Rama nga qeverisja e gjatë e tij si Kryebashkiaku i vetëm dhe i rëndësishëm i Shqipërisë. Në fakt Rama kujtoi se do të ketë vetëm shembull të mirë, se ka vite e vite si i tillë dhe nuk ka konsum qeverisës dhe po ashtu fjalë të shumta korrupsioni..! I majtë Rama në këto principe...! Sidomos me principin e solidaritetit majtist europian dhe jo komunist, që nuk ka qenë solidaritet, por urdhër dhe frikë që.. nuk duket se mungojnë sot..! Për të mos thënë pastaj se Ilir Meta apo Fatos Nano dhe ndonjë tjetër, janë xhaketa dhe gjë e vjetër dhe Gramoz Ruçi gjë e  re..!! Kjo është e majta e PS-së që ka shkuar shumë qorrazi mbas Ramës, që në fakt nuk është i majtë. Sepse ka qenë një anëtar i PD-së dhe vetëm ndeshja me Berishën e ka bërë të mos durojë edhe PD-në vetë. Kësaj të majte nuk i ka bërë asnjë tradhti Meta. Kjo e majtë me Ramën në krye, i ka bërë një tradhti vetes, sepse qëndron në opozitë, duke qenë maxhorancë në Shqipëri. Sepse ka cilësinë e përjashtimit dhe jo bashkëpunimit, që është veti e disa partive konservatore që nuk janë me shumë hormone humane në organizimin e tyre. Që kanë vetitë e PD-së dikur, kur Berisha i përjashtonte dhe ata nuk e duronin duke ikur. Atëherë po... që Berisha mund të quhej i djathtë..??
Tani jo..krejtësisht!!! Ai ka marrë up-datet e duhura, sepse e pa që mbeti vetëm në 1997-tën në saj të konservatorizmit të tij absurd që ngatërronte demokracinë me komunizmin dhe mbretërimin.!!! Atëherë kur socialistët ngatërronin demokracinë me revolucionin dhe përmbysjen me dhunë të pushtetit ose Berishës. Këto cilësi i filloi ( atë të mbretërimit)  Rama në vitin 2006-të në PS-në e Fatos Nanos e cila ishte në keqadministrimi të vendit deri në 2005-ën. Po, kjo është për të qarë, sepse nuk ishte e nevojshme!! Nuk kishin nevojë për një kopje të keqe të Berishës në PS. Për më tepër se Berisha vjen duke u përmirësuar dhe Rama duke u rënduar edhe pse nuk ka ueee dhe dialekt nga verilindja. Sepse pak dallim ka pastaj, nëse rishikon dialektet e forcës nga Berisha apo Gramos Ruçi.!!
Ilir Meta nuk i ka bërë një tradhti të majtës në Shqipëri.
Ilir Meta ka bërë të mundur alternativën demokratike në qeverisje në Shqipëri.
Sepse Kompromisi Historik do ta shkatërronte fare këtë vend. Ja vlen ta përmendësh si fakt...! Kur Berlingueri propozoi qeverisjen e përbashkët midis Partisë Komuniste Italiane dhe Demokracisë Kristiane në Itali ndodhën shumë ngjarje. Më e rënda ishte vrasje në 78-tën e Aldo Moros kreut të DC-së që ishte krahu i majtë i kësaj force. Atë e vranë falangat komuniste të Brigadave

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›