Para se të shkojmë te Meta, duhet të analizojmë Ramën
Nga Av. Idajet BEQIRI
E majta i humbi zgjedhjet e 28 qershorit 2009 për Kuvendin e Shqipërisë. Këtë fakt indirekt e pranon edhe lideri i PS, Rama. Ai luftën po e bën për të ruajtur një mandat në Fier dhe një mandat në Berat. Domethënë Rama kërkon të ruajë plotë 65 mandate që ka fituar PS-ja në datën 28 qershor 2009. Kjo do të thotë se Rama i humbi zgjedhjet parlamentare. PD-ja e Berishës ka marrë 5 apo 6 mandate më shumë se Rama. Ky është thelbi i çështjes. Të konfondosh qëndrimin e LSI dhe të Ilir Metës që pranoi të bëjë koalicion me PD-në e Berishës, me humbjen e së majtës në zgjedhje, është sa e pandershme aq dhe e dëmshme për ardhmërinë e së majtës. Kryesorja e kryesores në këtë çast është qëndrimi që duhet mbajtur ndaj humbjes së të majtës në zgjedhjet e 28 qershorit, nxjerrja e përgjegjësisë se përse i erdhi kjo mënyrë së majtës, kush janë përgjegjësit kryesor të saj, dhe çfarë duhet bërë që të korrigjohet diçka sot, dhe të bëhen përmirësimet rrënjësore nesër, me qëllim që e majta të bëhet e majtë, me lider të majtë dhe ta bashkojnë të gjithë popullin e majtë për të përballuar sfidën e radhës, zgjedhjet parlamentare, të cilat të para nga të gjitha këndvështrimet, do të jenë gjithsesi të parakohshme.
E majta, posaçërisht PS-ja i humbi zgjedhjet e 28 qershorit 2009 sepse bëri një sërë gabimesh të rënda, me pasoja për popullin e majtë, i cili padrejtësisht u ndëshkua. Gabimet ishin të lidershipit, me në krye Edi Ramën.
Gabimi më i rëndë ishte një ndjenjë etje për pushtet të pakufishëm të Edi Ramës, i cili e mori PS dhe donte ta çonte atë drejtë fitores absolute, me qëllimin e vetëm që ti bënte të vetat të gjitha pushtetet që të sjellë fitorja, pa ndarë asgjë me aleatët e natyrshëm, ose aleatët me aleatët e panatyrshëm, të cilët halli të detyron ti bësh aleatë.
Për të arritur këtë qëllim Edi Rama nuk zgjodhi dot njerëzit e përshtatshëm si këshilltar. Këshilltarët e tij, hesapxhinjë të paskrupull, këtë qëllim të Edi Ramës e përcollën me servilizëm ndaj shefit, dhe me veprime konkrete e këshilluan Edi Ramën të zgjidhte një sistem zgjedhor të atillë që tu garantonte këtyre këshilltarëve mandatin e radhës për në Kuvendin e Shqipërisë, paçka se PS-ja mund të ishte ende opozitë pas 28 qershorit.
Sistemi zgjedhor u zgjodh i atillë që të shmangte nga qënija në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë të baskëve të Fatos Nanos, Ilir Metës, Petro Koçit, dhe qindra socialistëve të tjerë të vërtetë, të cilët për njërën apo tjetrën arsye, nuk pajtoheshin me lidershipin e PS dhe servilët dëmsjellës të së majtës pranë këtij lidershipi.
Për rrjedhojë, ngrehina baske që u ngritë kundër disa forcave politike të majta, nga lidershipi i së majtës më të madhe të vendit, siç është PS-ja, në 28 qershor 2009 ra dhe zuri brenda gjithë popullin e majtë shqiptar.
Në se Berisha grumbulloi 17 parti politike në koalicionin e tij të djathtë, sepse nuk pati komplekse baske, dhe e konsideroi të vlefshme edhe votën e asaj Partie që kishte si elektorat vetëm votën e kryetarit, pasi bashkëshortja e kryetarit nuk votonte për burrin e vet (!), Edi Rama jo vetëm i largoi, por edhe i sulmoi shumë më ashpër se PD-në dhe Berishën LSI, PSV 91 dhe figura të tjera që i kanë dhënë dhe ende i japin emër së majtës shqiptare.
Edi Rama gaboi që zgjodhi një sistem elektoral dëmsjellës për të majtën shqiptare, por dobiprurës vetëm për mandatat e kaçëve dhe nëntëdhjetëenënçave të koalicionit qesharak të PS-së.
Edi Rama gaboi rëndë sepse nuk i priu listës së PS si kandidat për deputet. Elektorati i lëkundur në Shqipëri, domethënë ata që vendosin nga shkon fitorja, duke mos parë emrin e Edi Ramës në listën e PS-se, vlerësuan se Lideri i PS nuk e ka të sigurt fitoren. Ndaj nuk do të rriskojë duke lënë kreun e Bashkisë së Tiranës. Ndaj mbajtën qëndrimin indiferent dhe nuk e votuan alternativën e PS-së.
Edi Rama gaboi se nuk vendosi në listën e kandidatëve për deputet të PS-së liderin historik të saj Fatos Nano. Gjithçka mund të ketë bërë Fatos Nano kundër Edi Ramës, apo PS-së, por gjithsesi emri i tij në listën e PS-së, me siguri do ti sillte të majtës shqiptare në 28 qershor 2009 së paku 5 mandate më shumë.
Edi Rama gaboi rëndë sepse në vend që të ishte ai promotori dhe i palodhuri në përpjekjet për të afruar në koalicionin e majtë që krijoi LSI, PSV 91, PUK, PGJ, PKSH etj, nuk la gurë pa lëvizur, madje edhe duke harruar Berishën dhe qeverisjen e mbrapsht të tij, duke i sulmuar dhe duke i bërë gogol para popullit të majtë shqiptar. Të ndodhur nën këtë trysni të lidershipit të PS, si partia lider e popullit të së majtës, elektorati i majtë e hodhi një pjesë të votave dëm, duke ia dhënë Edi Ramës, ndonëse një pjesë e këtij elektorati që e kishte kuptuar sistemin elektoral, ishin të ndërgjegjshëm se po jepnin vota, por po i hiqnin së majtës mandate.
Ky gabim fatal i Edi Ramës i humbi së majtës në zgjedhjet e 28 qershorit më shumë se 12 mandate. Vetëm 125 vota i duheshin Edi Ramës në Gjirokastër për të marrë mandatin e 4-tër të deputetit, nga 5-ës që kishte gjithsej ky qark. Mirëpo Edi Rama i mbylli derën PSV 91, i mbylli derën me mospërfillje, e madje me mungesë të theksuar etike PUK. Për rrjedhojë në qarkun e Gjirokastrës PSV 91 mori 5 herë më shumë vota se sa i duheshin Edi Ramës për të marrë edhe një mandat deputeti, dhe këto vota shkuan në lumin Virua!
Edi Rama bëri gabimin fatal se pranoi në koalicion PBDNJ, në një kohë që Ai duhet ti thoshte kësaj Partie që të delte e vetme në zgjedhje, dhe pasi të grumbullonte elektoratin e vet, pas zgjedhjeve ta kishte të garantuar koalicionin me PS-në. Futja e PBDNJ në koalicion paraelektoral me PS bëri që votat e minoritetit grek të shkonin për PD-në, e cila kishte vendosur të dytin në listën e saj në qarkun e Gjirokastrës Spiro Kserën. Spiro Ksera nuk do e merrte mandatin në se PBDNJ do delte si subjekt më vete në zgjedhje. Minoritarët kur u siguruan se Vangjel Tavo ishte i dyti në listën e PS në qarkun e Gjirokastrës, dhe do delte si deputet edhe pa votat e tyre, kur u bindën se edhe në qarkun e Vlorës do e merrnin nje deputet minoritar, votat e tyre ia dhanë Kserës së PD-së, duke e nxjerrë deputet.
Në kushtet e mësipërme, kur e majta humbi kryesisht dhe posaçërisht për shkak të Edi Ramës dhe të servilëve të tij që menduan vetëm për mandate personale, jo për fitoren e së majtës, në vend që të kapet problemi nga bishti, le të kapet nga koka. Populli i majtë duhet të përgjegjësohet për të gjetur një lidership që ti prije në fitore, jo që të zëvendësoi Saliun e djathtë, me një Sali të majtë. Populli i majtë në Shqipëri përbënë afërsisht 70 për qind të elektoratit në Shqipëri. Përçarjet dhe mos zgjedhja si duhet e lidershipit, e ka katandisur në këtë farë feje, sa humbet zgjedhjet, me gjithë se është në maxhorancë!
Populli i majtë duhet ti thotë largohu në bazë të Statutit dhe rregullave të lojës Edi Ramës dhe servilëve të tij që e çuan në këtë katastrofë elektorale. Populli i majtë duhet të krijojë vet me vetveten urat e lidhjeve, dhe ti afrojë të majtët e vërtetë, udhëheqësit e sprovuar të kësaj të majte, të cilët janë edhe të vjetër në moshë, edhe mesoburra e mesogra, edhe të rinj dhe të reja. Mjafton të jenë të përkushtuar ndaj së majtës, mjafton të mos jenë me vese, mjafton të mos kenë në trurin e tyre sindronim e të gjithëpushtetshmit, mjafton që të kenë kuptuar dhe të jenë të vendosur për të larguar nga pushteti qeverisjen e mbrapsht dhe dëmsjellëse për demokracinë dhe Shqipërinë të Berishës.
Ndërsa problemi në se bëri mirë, apo bëri keq Ilir Meta që pranoi të bëjë koalicion me Sali Berishën, është një çështje dytësore, që e ka radhën më vonë për tu analizuar. Në fund të fundit, nuk ishim para faktit që Berisha kishte 68 mandate dhe Rama kishte 68 mandate, dhe Ilir Meta 4 mandatet e tij në vend që tia jepte PS-se, ia dha Berishës! Rama i PS edhe sikur ti kishte 4 mandatet e Metës, përsëri po të mblidhen bëjnë 68 apo 69 mandate, por jo 71!
Last Updated on Tuesday, 07 July 2009 19:18