E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Nuk njohim zgjedhjet, pa marrë mandatin e 9 në Fier

Humbja e zgjedhjeve, PS mbledh kryesinë e partisë për të bërë analizën
Pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, Partia Socialiste ka mbledhur dje gjatë mesditë anëtarët e kryesisë socialiste për të diskutuar rreth zhvillimeve të mëtejshme që do të mbahen pas kësaj humbjeje, e cila e pozicion PS edhe 4 vite në opozitë. Anëtarët kanë mbërritur njëri pas tjetrit në selinë rozë dhe mbledhja ka filluar në mesditën e djeshme. Gjatë mbledhjes, lideri i selisë rozë Edi Rama, e ka justifikuar sërish humbjen duke akuzuar marrëveshjen për qeverinë e re midis Berishës dhe Metës, gjithashtu duke akuzuar Berishën se po i rrëmben padrejtësisht mandatin e 9 në qarkun e Fierit. Megjithatë, edhe nëse Partia Socialiste e fiton mandatin e 9 në këtë qark, nuk do të ndryshonte apo të vinte në dyshim qeverinë e re, pasi Berisha ka siguruar edhe mbështetjen e 4 mandateve të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Duke përdorur këto elemente pas humbjes së PS, Rama ka deklaruar se nuk do ti njohë zgjedhjet e 28 qershorit. Berisha të heqë dorë nga mandati i nëntë në Fier, ndryshe PS nuk do të njohë zgjedhjet kështu deklaroi kreu socialist Edi Rama, gjatë një konference për mediat menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste. Me sa duket, kryetari i Partisë Socialiste ka vendosur të lehtësohet sadopak nga përgjegjësia dhe nga presioni i elektoratit të majtë, duke sulmuar Metën dhe KQZ për bllokimin e numërimit të votave. Por 9 kutitë e qarkut të Fierit do të numërohen së shpejti dhe KQZ do të dalë më një rezultat përfundimtar, rezultat i cili do ta shpallë humbëse të majtën pa diskutim. Megjithatë, më tej, Rama u shpreh se PS nuk do të lejojë grabitjen e mandatit të 9 në Fier. Maskarada e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duhet të marrë fund. Berisha duhet të heqë dorë nga ideja se mund të garbisë mandatin e nëntë me forcë, nëse do që PS të njohë zgjedhjet. Ne do të bëjmë të pamundur që kjo qeveri në formim e sipër, ende pa u bërë qeveri ta nisë me një grabitje të kësaj përmase u shpreh Rama. Kreu i PS Rama ritheksoi edhe njëherë mbrojtjen me çdo kusht të mandatit të 9 në Fier duke shtuar se do të bëjmë gjithçka transparente për popullin sovran, që të vërtetojmë verdiktin e  28 qershorit  dhe nuk tërhiqemi asnjë milimetër nga mbrojta e interesit të shqiptarëve që në vitin 2009, në mes të Evropës të cenohet dhe të deformohet vullneti i tij.Ne jemi të vetëdijshëm që ka pasur një sërë ndërhyrjesh dhe mekanizmash për të deformuar votën e shqiptarëve  dhe do të mundohemi të provojmë atë çka mundemi të provojmë pavarësisht rezultatit përfundimtar, theksoi ai. Kreu socialist hodhi poshtë deklaratat e kreut të LSI, në lidhje me ofertat e bëra nga Partia Socialiste, duke e akuzuar liderin e LSI, Ilir Meta si të pabesueshëm. Unë e mohoj atë që ai ka thënë lidhur me faktin tërësisht të pavërtetë se paska pasur një ofertë nga Partia Socialiste theksoi Rama. Ndërkohë, kryesocialisti nënvizoi se partia që ai drejton do të bëjë çdo gjë për të garantuar shqiptarët në lidhje me përfundimin e procesit zgjedhor në mënyrën e duhur. Rama theksoi edhe njëherë deformimet e procesit zgjedhor duke shtuar se PS do të provojë çdo ndërhyrje pavarësisht nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 28 qershorit. Asnjë nuk ka arsye të votojë nëse nuk ka garanci që vota që jep do të shkojë aty ku duhet dhe do te numërohet ashtu siç duhet, theksoi Rama. Së fundi kryesocialisti e sulmoi sërish Berishën duke u shprehur se Berishës duhet ti vijë turp për të gjitha masat represive, që pushteti i tij po merr në të gjitha qarqet ku ka fituar PS, duke larguar njerëz nga puna, ende pa dalë rezultati. Ashtu si kundër duhet ti vijë turp për studentin që u ndalua në komisariatin e Fierit, për të cilin u bë e pamundur dhënia e një provimi sot paradite. Me këto masa, dhe në këtë rrugë, do të jetë e pamundur për Sali Berishën dhe për të gjithë këtë çetë që po organizohet bazuar vetëm në interesa korruptive, që tju japin Shqipërisë dhe shqiptarëve, atë që meritojnë, ashtu si kundër do të jetë e pamundur të mund të realizojnë ato gjëra që pretendojnë, tha Rama. Në zgjedhjet parlamentare të Qershorit, nga rezultatet paraprake PS mori 65 mandate, PD 68, LSI 4 mandate, PBDNJ dhe PDI nga 1 mandat. Ndërkohë në ditët në vazhdim do të numërohen edhe 9 kuti të disa KZAZ të Fierit nga të cilat PS pretendon të fitojë edhe një mandate të 9 në këtë qark. Ndërkaq ende nuk është lexuar vendimi zyrtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Last Updated on Tuesday, 07 July 2009 19:04

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›