Komuna Shalë, KQZ nuk kalon kërkesën ankimore të PD-së

Zgjedhjet në Shalë përsërisin zhvillimet zgjedhore të kryqytetit. Kështu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk ka siguruar kuorumin e nevojshëm, për shqyrtimin e ankimimit të Partisë Demokratike, për sa i përket rezulatit zgjedhor në Komunën e Shalës në Shkodër. Në këto kushte, Partia Demokratike ka të hapur mundësinë për të ankimuar në Kolegj, vendimin e KQZ, i cili shpalli fitues me 2 vota kandidatin socialist.
Në këto kushte, Kolegjit Zgjedhor i mbetet të shyrtojë ankimimin e PD-së, ç`ka mund të sjellë pushimin e çështjes ose rikthimin e saj në KQZ. Gjatë diskutimit për shqyrtimimin e ankimit, përfaqësuesit e opozitës në komision kanë kundërshtuar kërkesën e Partisë Demokratike, që pretendon se janë kryer shkelje gjatë procesit të votimit dhe të numërmit ë vlerësimit të votave.
Sipas Artan Lazaj, i cili ishte edhe relator i kësaj kërkese, autorizimi i kryetarit të PD-së, për përfaqësuesin ligjor që do të ndjekë proceduar në KQZ nuk ishte e protokolluar me datë korrekte.
Kjo situatë bëri që të ndërpritej mbeldhja e KQZ-së, dhe më pas përfaqësiesit e PD-së, kanë sjellë autorizimin e plotësuar, por që sërish është kundërshtuar nga përfaqësuesit e opozitën në KQZ. Këtë të hënë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve numëroi votat në 5 qendrat e votimit në Shalë, nga ku rezultoi fitues kandidati socialist Balë Vuksani me 2 vota.