E Diel, 1 Nëntor 2026

ACR Gati te nenshkruajme marreveshjen

Presidentja e kompanisë ACR, Rotraut Skatch Depichc ka deklaruar në një konferencë për shtyp nga Bulqiza se së shpejti do të nënshkruhet marrëveshja me minatorët.

“Brenda gjysmë ore presim të nënshkruajmë marrëveshjen me një përfaqësi prej 4 minatorësh, e cila do të zgjidhet nga vetë minatorët”, ka deklaruar Depichc.

Por minatorët e kanë kundërshtuar presidenten e ACR-së, duke deklaruar se duan që në firmosjen e marrëveshjes të jetë e pranishme edhe sindikata.

“Nuk pranojmë marrëveshje pa Kol Nikollën”, kanë deklaruar minatorët, të cilët kanë shtuar se problem nuk mbeten kërkesat e tyre.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›