Komuna Vs Thaçi
Zyrtarë të Komunës së Prishtinës nuk pajtohen me deklarimet e Hamdi Thaçit, i cili problemin me ndërtimin e lartë të fqinjit të tij e ka publikuar në Express.
Sipas zyrtarëve komunalë, ata kanë fakte të mjaftueshme për të vërtetuar të kundërtën, se ndërtimi që ka bërë fqinji i Hamdi Thaçit nga Prishtina, ka qenë në përputhje me ligjin.
Tri ditë më parë, qytetari Hamdi Thaçi publikisht ka deklaruar se si qytetar i Prishtinës, ka ngritur padi private kundër zyrtarëve të Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, më saktësisht kundër Shyqeri Spahiut, ish-drejtor i Drejtoratit për Urbanizëm, Ndërtim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Nazmie Tora, u.d. e shefes së Sektorit të Urbanizmit në këtë drejtori dhe Vjosa Rexhepit, punëtore e kësaj drejtorie.
Sipas Hamdiut, fqinji i tij ka ndërtuar jashtë lejes së dhënë nga Komuna, duke bërë që një pjesë e shtëpisë së tij të izolohet nga drita e diellit.
Edhe pse Expressi i kishte kontaktuar me kohë, zyrtarët e Komunës nuk janë përgjigjur, duke bërë që ata të dërgojnë sqarim vetëm pasi është publikuar artikulli në lidhje me këtë çështje.
Sipas këtij sqarimi, shkrimi i botuar në Express, i cili është i bazuar në padinë e qytetarit Hamdi Thaçi, në të cilin përshkruhen deklaratat e inspektorit të Urbanizmit dhe ish-drejtorit të Urbanizmit, si dhe heshtja e udhëheqjes aktuale të Komunës për këtë rast, nuk qëndrojnë. “Pohimet e paditësit, gjoja për heshtjen e kryetarit të Komunës dhe drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit nuk qëndrojnë, nga fakti se në afatin ligjor, paditësit iu kanë dhënë të gjitha dokumentet e kërkuara lidhur me këtë lëndë duke i sugjeruar se nuk mund të përdoren për qëllime të tjera”, thuhet në sqarimin zyrtar të Komunës.
Por qytetari Hamdi Thaçi, i kontaktuar sërish të martën nga Expressi, thotë se ndonëse Komuna i ka sugjeruar atij që të mos i përdor dokumentet për qëllime të tjera, ai ka qenë i detyruar ta bëjë një gjë të tillë.
“Jam detyruar ta bëjë këtë, sepse jam ndier i injoruar nga Komuna. Madje, as Gjykata Komunale nuk i është përgjigjur kërkesës sime në afat ligjor”, thotë Thaçi për Express.
Në padinë e tij, të cilën e posedon edhe Expressi, Hamdiu i ka akuzuar zyrtarët komunalë për shpërdorim të detyrës zyrtare, duke u lëshuar leje urbanistike, Fahredin dhe Sami Maçastenës, sipas tij, në kundërshtim me Ligjin mbi ndërtim dhe planin rregullativ për lagjen “Aktash” në Prishtinë.
Por në sqarimin e Komunës për këtë rast, thuhet se bazuar në kërkesën e investitorëve, Drejtoria e Urbanizmit, Kadastrit dhe Mbrojtjes së Mjedisit ka caktuar kushtet urbanistiko- teknike, për ndërtimin e objektit të banimit në ngastrën kadastrale të lartcekur, konform rregullativës ligjore në fuqi. “Fahredin dhe Sami Maqastena kanë bërë kërkesë për t’u pajisur me leje ndërtimi, me ç’rast është prezantuar dokumentacioni teknik investiv, i cili ka qenë në harmoni me kushtet urbane”, thuhet në sqarimin e Komunës.
Përveç tjerash, me anë të këtij sqarimi, Komuna vazhdon të këmbëngulë se procedura për lëshimin e kësaj leje është bërë në mënyrë të drejtë.
“Për hir të informimit të drejtë të opinionit të gjerë, informon se të gjitha veprimet procedurale lidhur me pajisjen me leje ndërtimi të Fahredin dhe Sami Maqastenës, janë transparente dhe të bazuara në dispozitat e ligjeve aktuale në fuqi”, thuhet në reagimin zyrtar të Komunës së Prishtinës.
Ndërkohë, edhe Hamdiu këmbëngul dhe thotë se përveç mashtrimit, në këtë rast nuk ka asgjë transparente.
“Që nga viti 1987, kur është aprovuar dhe është në fuqi plani rregullativ i ndërtimit për lagjen “Aktash”, nuk është aprovuar asnjë plan detal tjetër për këtë lagje. Prandaj, Komuna nuk mund t’i referohet ligjit”, thotë i bindur Hamdiu.