Rruga e Kombit hap shtigje
Rruga e Kombit po hap shtigje. Bizneset nga të dyja anët e kufirit shqiptar, kanë filluar t’i ndjejnë frytet e para të afrimit ekonomik.
Vetëm në qytetin historik të Durrësit, janë rreth 30 biznese kosovare që ofrojnë atje produkte “Made in Kosova”.
Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve, për bizneset, është shumë më i lehtë dhe më pak i kushtueshëm, pas ndërtimit të Rrugës së Kombit.
Për të forcuar lidhjet tregtare edhe më shumë, në Durrës kanë filluar “Ditët e biznesit kosovar”, nën organizimin e Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe e mbështetur edhe nga Qeveria e Kosovës. Mbi 40 biznese kosovare tashmë kanë filluar aktivitetin promovues, që do të zgjasë për dy ditë rresht.
Fillimisht, kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, dhe kryetari i AKB-së, Agim Shahini, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi.
Me këtë rast, Vangjush Dako i ka falënderuar biznesmenët kosovar për iniciativën e promovimit të produkteve të Kosovës në shtetin shqiptar. Dako ka pohuar se ky bashkëpunim tashmë është shumë më i lehtë dhe më pak i kushtueshëm pas ndërtimit të Rrugës së Kombit.
Ai duke përmendur historinë e shkurtër të qytetit të Durrësit, ka thënë se Durrësi është qytet 2400-vjeçar, mirëpo akoma nuk mund të thuhet se ka një shtrirje të madhe të zhvillimit ekonomik. Në këtë qytet, sipas tij, janë të vendosura rreth 30 biznese të Kosovës, kryesisht biznese të vogla.
“Bizneset e mëdha edhe nga Kosova, por edhe nga vendet e tjera kanë investuar kryesisht në kryeqytetin shqiptar, në Tirane”, tha ai.
Durrësi i ka hapur dyert për shkëmbime tregtare, duke iu ofruar qytetarëve produkte të reja. Porti i Durrësit, i cili është më i madhi në Shqipëri, ka një turizëm mjaft të zhvilluar. Këto mundësi, sipas Dakos, duhet t’i shfrytëzojnë edhe bizneset nga Kosova.
Ai ka përmendur edhe vështirësitë më të cilat ballafaqohen bizneset e të dyja vendeve, duke thënë se jemi vende që kemi traditë të re dhe kjo e bënë shumë të vështirë konkurrencën me produktet e shteteve të zhvilluara dhe me një traditë shumëvjeçare të prodhimit.
“Ne në Shqipëri kemi Italinë që është një konkurrent i fortë në tregun shqiptar, dhe ju në Kosovë keni Serbinë që ka po ashtu një traditë në prodhimtari. Këto janë vështirësitë e bizneseve të të dyja vendeve”, tha ai.
Nga ana tjetër, kryetari i AKB-së, Agim Shahini ka kërkuar që kjo iniciativë dhe ky memorandum mirëkuptimi të ndikojë për eliminimin e barrierave doganore dhe të ketë efekt pozitiv në shkëmbimet tregtare.
“Nuk dëshirojmë barriera burokratike, por të kemi lehtësira në eksport dhe import mes të dyja vendeve. Njëkohësisht, dëshirojmë që përmes kësaj, prodhimet tona të arrijnë te konsumatori shqiptar”, tha Shahini.
Remzi Ahmeti, nga Agjencia për Promovim të Investimeve, ka folur në emër të Qeverisë së Kosovës, duke thënë së përkrah çdo iniciativë që ka për qëllim bashkëpunimin e bizneseve në Kosovë dhe Shqipëri.
Ndërkaq, ngjarja kulmore do të jetë në orët e mbrëmjes në sheshin e Durrësit, ku tashmë është i stërmbushur me turistë nga të gjitha trevat. Me këtë rast biznesmenët në stenda do të ekspozojnë produktet e tyre “Made in Kosova”.
Ky aktivitet tradicional që tashme është i njohur në Kosovë, si “Java e Biznesit Kosovar” ka për qëllim që këtë manifestim ta shtrijë në të gjitha vendet e banuara me shqiptarë, me qëllim të promovimit të konsumimit të produkteve vendore.