E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovarët vërshojnë Shqipërinë

Për vetëm 24 orë, nëpër tunelin e Kalimashit kanë kaluar 9360 automjete, prej të cilave 4740 kanë qenë në drejtim të Tiranës dhe 4620 automjete në drejtim të Kukësit. Numrin me të madh të automjeteve e përbejnë turistë nga Kosova, që destinacion kanë bregdetin shqiptar.

Këto shifra i kanë bërë të ditura zyrtarët e kompanisë turke “Savronik”, e cila menaxhon tunelin e Kalimashit, pas vonesave dhe radhëve të gjata që u shkaktuat ditë më parë në ketë tunel.

Ata kanë hedhur poshtë njoftimet në disa media se në këtë tunel kanë kaluar 15 mijë automjete si dhe janë shkaktuar vonesa si pasojë e radhëve kilometrike.

”Të dielën pasdite si pasojë e ardhjes së tragetit ka pasur një fluks automjetesh, sidomos në drejtim të portalit jugor të tunelit të Kalimashit. Dendësia në qarkullim ka shkaktuar radhë të gjata, por jo vonesa”, ka theksuar një zyrtar.

Sipas tij, numrin më të madh të automjeteve që kanë qarkulluar përmes tunelit në kahun Kukës-Tiranë e përbejnë automjetet e shtetasve nga Kosova, të cilët udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar. Ndërkohë që edhe në kahun Tiranë-Kukës, numri më i madh i automjeteve është i shtetasve të Kosovës që kthehen nga plazhi, por edhe i emigrantëve kosovarë që kthehen nga vendet perëndimore për në vendlindjen e tyre në Kosovë.

Ndërkaq, sipas Doganave të Kosovës, mbi 160.000 persona janë regjistruar këtë vikend në hyrjet dhe daljet e pikëkalimeve kufitare të Republikës së Kosovës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›