E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komuna e Deçanit kundër vendimit të Gjykatës

Teki Bokshi avokat i dy ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” të cilat në kohën e Milisheviçit, në vitin 1997, ia kishin falur pronat e tyre Manastirit të Deçanit thotë se tash ato prona duhen kthyer këtyre ndërmarrjeve.

Ai ka thënë, se gjykatësit e EULEX-it dhe të UNIMIK-ut, duhet patur parasysh se çfarë kohe ka qenë atëherë.

Kundër vendimit të Gjykatës Supreme ka folur edhe kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj.

“Për neve është një vendim irritues, në rast se vendoset përfundimisht që këto prona t’i lihen Manastirit. Është mirë që ato prona t’i kthehen Komunës, e cila ka shumë nevojë për hapësirë”, ka thënë Selmanaj në Klan-Kosova.
Edhe Lëvizja Vetëvendosje! ka lajmëruar se do ta kundërshtojë këtë vendim./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›