E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramë Manaj ende zv/kryeministër

Indeksonline në muajin shtator kishte raportuar se Ramë Manaj ende vazhdon të jetë si zëvendëskryeministër, edhe pse ka më shumë se dy vite që nuk e mbanë më këtë post.

Atë kohë, në web-in e Qeverisë së Kosovës, Ramë Manaj figuronte si zëvendëskryeministër edhe në gjuhën shqipe, e pas raportimit të Indeksonline ky gabim është “përmirësuar”.

Manaj ende figuron si zëvendëskryeministër në versionin e gjuhës angleze dhe atë serbe.

Si duket në Qeverinë e Kosovës, ka kohë që askush nuk kujdeset për të dhënat e kësaj ëeb-faqeje.

Në web-faqen, www.rks-gov.net, në gjuhën angleze dhe serbe, si zëvendëskryeministër mund të gjeni vetëm emrat e Hajredin Kuçit dhe ish zëvendëskryeministrit Ramë Manaj.

Ramë Manaj, i cili ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të LDK -së, ka mbetur pa punë prej se partia e Isa Mustafës vendosi të qëndroi në opozitë.

Manaj ishte eliminuar nga postet udhëheqëse në LDK, në zgjedhjet partiake të mbajtura në fund të vitit 2010.

Ai nuk kishte arritur të merr vota të mjaftueshme për t`u bërë Deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa me 30 korrik të vitit 2011, ai është emëruar në krye të Arkivit të Kosovës./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›