E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDD drejt shkrirjes në LDK

Lidhja Demokratike e Dardanisë që udhëhiqet nga Nexhat Daci, e cila dikur kishte më se 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës, sot ka ardhur në një situatë “o jetë, o vdekje”.

Ky subjekt politik i cili nuk shihet në debat politike mënyrën e vetme për mbijetesë e ka shkrirjen në partinë e origjinës, LDK-në e Isa Mustafës. Të paktën ky është vlerësimi i zyrtarëve të lartë të LDK-së, por edhe i analistëve politikë në vend, shkruan “Zëri”.

Megjithatë, në LDD nuk e përjashtojnë mundësinë e bashkëpunimit me LDK-në, por jo edhe shkrirjen në të. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›