E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komuna e Graçanicës ka shënuar sot Ditën e Planetit Tokë

Nën organizim të Komunës së Graçanicës dhe në bashkëpunim me projektin e USAID-it “DEMI”, u shënua 22 prill, Dita e Planetit Tokë.

Në aksionin e pastrimit morën pjesë punonjësit e Komunës së Graçanicës, banorët e interesuar dhe organizatat joqeveritare, si dhe Këshilli i Rinisë së Graçanicës. Vendtakimi në Graçanicë ishte para objektit të Komunës, ku janë pastruar rrugët kryesore, parqet, sheshet, sipërfaqet rreth lumit dhe hapësirat e tjera publike.

Në aksionin e sotëm, morën pjesë edhe stafi i kopshtit për fëmijë “Petar Pan”, i cili së bashku me fëmijët pastruan oborrin e kopshtit në Llapllasellë dhe në Dobratin.

Aksioni u zhvillua në të gjitha vendbanimet në territorin e Komunës së Graçanicës.

"Komuna e Graçanicës, deri më tani, disa herë ka organizuar punën vullnetare në aksione të tilla të mbledhjes së mbeturinave. Me aksionin e sotëm, me rastin e shënimit të Ditës së Planetit Tokë, para së gjithash, kemi dashur të rrisim vetëdijsimin e të gjithë banorëve për mbrojtjen e mjedisit“, tha Jellena Stojanoviq, drejtoresha e Departamentit të Shërbimeve Publike, Bujqësisë, Pylltarisë dhe Situatave Emergjente.

Sponsori i këtij aksioni ishte Komuna e Graçanicës, ndërsa programi i USAID –it “Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive (DEMI) ka siguruar pajisjen e nevojshme dhe materijalin për pastrimin në formë të fanelëve, dorëzave dhe qeseve plastike. Në aksionin e sotëm morën pjesë rreth treqind njerëz./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›