E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeku: Unë luftova për shpërbërjen e Jugosllavisë

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku ka reaguar në lidhje me shkrimet e fundit të medieve serbe që kinse ai paska përkrahur krijimin e një Jugosllavie të re. 

Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun të MFSK-së informon mediat dhe publikun e gjerë që Ministri Agim Çeku është keqinterpretuar nga disa gazeta ditore dhe portale të internetit, në “Nashe novine” të Beogradit, lidhur me të ashtuquajturën përkrahjen e tij për krijimin e një Jugosllavie të re. Ministri Çeku më këtë rast shprehet se:

“Se një pyetje e tillë nuk është shtruar as në kontekst të intervistës dhe aq më pakë që unë ta kem dhanë një përgjigje të tillë. Unë përkrah idenë e bashkëpunimit ekonomik dhe politik rajonal i cili tashmë është duke u zhvilluar nga shumë shtete që përbënin ish-Jugosllavinë dhe kurrsesi krijimin një Jugosllavie të re. Dua të ritheksoj se unë isha një ndër personat që ka luajtur rol aktiv për shpërbërjen e Jugosllavisë që shkelte të drejtat nacionale dhe të njeriut dhe që kryente krime mbi popullsinë e pafajshme. Është e ditur për të gjithë qytetarët e Kosovës, se Unë jam angazhuar maksimalisht në ndërtimin e shtetit të Kosovës, forcimit të integritet dhe sovranitetit të tij. Për më shumë, unë e përkrahë procesin e pajtimit në mes të popujve të Ballkanit Perëndimor që do të shpie në marrëdhënie më të mira fqinjësore e që paraqet parakusht për tu integruar dhe anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, çka është edhe interes vital i Kosovës”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›