E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komuna ia shemb objektin PDK-së

Gjatë gjithë ditës së sotme, kontraktori i Partisë Demokratike të Kosovës punojë në objektin pa leje, por para pak minutash Inspektorati i Komunës së Prishtinës shembi objektin e PDK-së.

Në oborrin e selisë së PDK-së, prapa sheshit “Nëna Terezë” në Rrugën “Hajdar Dushi” para pak ditësh kishte nisë së ndërtuari një objekte, që do të shërbente si garazh për veturat e autoriteteve të kësaj partie dhe te Odes Ekonomike të Kosovës.

Komuna që udhëhiqet nga Isa Mustafa para pak ditësh kishte kërcënuar me rrenim të objektit.

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Asderen Osaj tha për Indeksonline se “Komuna e ka lajmëruar PDK-në para pak ditësh se është duke ndërtuar pa leje, andaj sot është detyruar që të marr masa”.

Bageri i komunës ka shembur vetëm gjysmën e platosë së objektit. Ndërkaq, punëtorët që ndërtuan gjatë ditës së sotme, po kujdesen që të pastrojnë bëmat e makinerisë komunale. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›