E Diel, 1 Nëntor 2026

Shyqyqri Haxha dhe të tjerët lirohet nga akuzat

Gjykata Themelore e Prishtinës, i ka i liruar nga akuza pesë të pandehur në rastin e ashtuquajtur PTK. Blerim Devolli, Shkëlqim Devolli, Ismet Bojku, Shyqyri Haxha dhe Rexhë Gjonbalaj u liruan nga të gjitha akuzat e ngritura kundër tyre.

Të pandehurit akuzoheshin në aktakuzë për disa vepra, përfshirë: lidhje e kontratave të dëmshme, falsifikim i dokumenteve si rast i veçantë dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare. Gjykata i liroi të pesë të pandehurit sepse nuk u vërtetua që ata i kishin kryer veprat penale për të cilat akuzoheshin.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›