E Diel, 1 Nëntor 2026

Komunikimi midis nxenesve celes per sigurine ne shkolla

Ketu ne Shtetet e Bashkuara ka patur me teper se 50 raste sulmesh me arme zjarri ne shkolla qe nga viti 1996. Pothuajse te gjithe autoret e sulmeve kane qene nxenes ose ish nxenes te ketyre shkollave. Mesues drejtues administrative dhe nxenes te tjere kane humbur jeten ne ato raste dhune te cilat kane tronditur njerezit ne mbare vendin. 

Fatkeqesisht kjo eshte nje pamje e njohur per shume amerikane. Nxenes qe perqafojne njeri tjetrin jashte shkolles. Viktima qe dergohen me urgjence ne spital. Shirita te policise qe rrethojne shkollen. Dhe nje njoftim i zymte.

Rreth ores tete te mengjesit te sotem nje nga kujdestaret e Shkolles se Mesme Weston vuri re nje nxenes 15 vjecar te hynte ne shkolle me nje pushke gjahu.

Rreth fundit te muajit shkurt ndodhi ne qytezen Chardon te Ohajos.

Personi i armatosur vrau tre nxenes. I dyshuari ishte17 vjecari T.J. Lane.

Psikologe police dhe arsimtare jane perpjekur te zbulojne karakteristika te perbashketa midis autoreve. Psikologia Amanda Nickerson drejton Qendren per Parandalimin e Keqtrajtimeve dhe Dhunes ne Shkolla ne Universitetin e Bafalos. Ajo thote se nuk ekziston ndonje profil i perbashket midis tyre.

Nje studim i Sherbimit Sekret amerikan arriti ne perfundimin se autoret e sulmeve me arme zjarri ne shkolla nuki kishin pothuajse asgje te perbashket pervec faktit qe shumica ishin djem zakonisht nxenes te atyre shkollave dhe qe shumica vepronin vetem.

Tre te katertat e tyre kane thene se ndiheshin te keqtrajtuar psikologjikisht dhe te izoluar nga moshataret e tyre. Pas ngjarjeve shpesh kemi zbuluar se ata ishin ne depresion ose me mendime vetevrasese. Gjithashtu ata kane ndjere nje element kryesor stresi ose nje ndjesi humbjeje qe mund te kete shkaktuar ate qe ndodhi.

Edhe semundjet mendore kane nje rol te rendesishem.

Ne rastet e personave qe ushtrojne dhune kemi vene re se shpesh autoret jane me probleme mendore.

Por ndihma mund te jete e veshtire. War Eagle Eastwood thote se i biri thoshte se degjonte zera dhe dukej i trazuar pak kohe para se te merrte me vete nje arme te fuqishme ne nje shkolle te Kolorados.

Ai u mundua te kerkonte ndihme dhe tha se shkoi ne disa vende por ata i thane se ti nuk ke para per te paguar dhe ne nuk mund te ndihmojme mbi kete problem.

Psikologia Nickerson thote se vemendja ndaj problemit eshte parandalimi me i mire.

Ne shumicen e rasteve nuk eshte nje veprim i rastesishem. Ka patur prova qe tregonin se ishin bere planifikime apo se njerez te tjere i dinin keto plane.

Studimi i Sherbimit Sekret amerikan zbuloi se zakonisht nje apo disa nxenes te tjere kishin qene ne dijeni per planin e autorit te sulmit para se dhuna te ndodhte por ata nuk u treguan autoriteteve.

Sulmet me arme zjarri ne shkolla jane relativisht te rralla dhe kjo eshte arsyeja qe ato terheqin vemendje te madhe nga media. Sherbimi Sekret perllogarit se mundesia qe nje nxenes te humbe jeten gjate nje sulmi te tille eshte nje ne nje milion. Por kjo e dhene nuk mund te ngushelloje familjet qe kane humbur njerez te dashur diku ku ata duhet te ishin te sigurte.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›