E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci takon Obamën në prill

PRISHTINE- Kryeministri Hashim Thaçi në muajin prill do të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Këtë takim e kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” burimet ndërkombëtare të akredituara në Kosovë.

Sipas tyre, kjo vizitë do të jetë në fokus të forcimit të marrëveshjeve të Brukselit nga ana e Shtëpisë së Bardhë, përfshirë këtu edhe prezantimin e Kosovës me fusnotë në nismat rajonal.

Kujtojmë se ishte Washingtoni ai që i dha mbështetje kryeministrit Thaçi për prezantimin e Kosovës me fusnotë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›