E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fermat hidroponike dhe prirja per te konsumuar prodhimet e tyre

Prodhimet e quajtura Hidroponike jane ato te cilat rriten ne sera pa u mbjelle ne toke te ushqyera vetem me uje te pasur me lende ushqyese. Fermat Hidroponike jane perdorur ne nje forme ose tjeter prej mijera vitesh por ato kane zene nje vend te vogel ne bujqesine moderne kryesisht ne Shtetet e Bashkuara ku ku ka hapesira te medha toke dhe burime te tjera natyrore per mirerritjen e bimeve. Per vendet me burime te pakta natyrore kjo forme miqesore me mjedisin eshte nje zgjidhje ideale sepse mundeson prodhimin gjate gjithe vitit pa patur nevojen e nje toke pjellore bujqesore dhe sasi te bollshem uji per vaditje.

Mary Ellen Taylor shet prodhime ne tregjet fshatare te fundjaves prane Uashingtonit. Marulet se bashku me rrenjet e tyre jane shume te pelqyera dhe ajo ka kliente te perhershem qe i kerkojne si Betcy Kulick.

Marulet jane shume te shijshme. Ne i gjejme ketu edhe ne janar shkurt apo mars. Jane njesoj te shijshme si ne stinen e veres.

Zonja Taylor i rrit marulet dhe sallatrat e tjera jeshile ne fermen e familjes se saj ne zonen e quajtur London ne Virginia rreth 80 km larg Uashingtonit.

shte nje kopesht i paster pa dhe ose insekte ne te dhe keto produkte jane te ushqyeshme.

Taylor mbledh rreth 4000  prodhime te tilla cdo jave ne dy serat e saj hidroponike gjate gjithe vitit. Per kete asye ajo e ka quajtur fermen e saj te korrat verore qe nuk rreshtin.  Ajo ka disa punetore si dhe vizitore te perhershem  nga e gjithe bota.

Disa jave me pare nje grup investitoresh erdhi nga Botsvana per te na vizituar. Kemi patur vizita edhe nga fermere nga Afganistani pasi kjo eshte nje ide e mire per tu cuar ne Afganistani ku klima eshte e ashper.

Kulturat hidroponike ketu jane te mbrojtura nga elementet demtues nga mbjellja e deri ne korrjen e tyre.

Kjo zonje po e mbush kete makine duke injektuar farat e duke i vendosur ne vendin e percaktuar per mbjelljen e tyre.

Mbasi ato mbijne keto bime te vogla qendrojne per dy jave ne fidanishte. Me pas ato cohen ne nje sere dhe vendosen ne ulluket perkates ku behen gati per tu tregetuar.

Ato ushqehen ne menyre te vazhdeushme me uje te ricikluar.

Depozita mban rreth 2000 litra uje me elemente ushqyes. Ai qarkullon permes kesaj depozite duke ujitur rrenjet e bimeve.

Tayor thote se dy sera zene pak me shume se 1 mije metra katrore toke por prodhojne sa per nje ferme prej 5 hektaresh.

Ne kemi pare se kjo menyre eshte kaq shume produktive ne nje cope toke te vogel ndaj mund te ndertohet edhe prane zonave te medha metropolitane.

Ndaj krahas tregut fshatar Taylor mund te shese prodhimet e saj te fresketa edhe ne dyqanet ushqimore

Kemi shume kerkese per to.

Gjithashtu edhe ne restorante...Shefi i guzhines Anthony Lombardo perdor marulet hidroponike ne sallatat e tij

Klientet i pelqejne keto sallatera. Kemi shume pergezime per shijen e tyre.

Njerezit blejne prodhimet  e fermave. 90 e amerikaneve perdorin marule cdo dite. Ndersa bizneset e tjera po bien biznesi yne po shperthen. Ne jemi fenomeni i fermave me pakice ne Amerike.

Taylor thote se asaj i pelqen qe te njihet si zonja e maruleve dhe se ka ne plan te dyfishoje shtrirejn e fermes se saj kete vit.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›