Komuniteti Mysliman Fushata ne Zvicer islamofobi e pamotivuar

Nenkryetari Aga Sot mbledhje dhe note proteste per gjithe ambasadat ne Tirane
Nenkryetari i Komunitetit Mysliman Gazmet Aga ka kerkuar dje reagim edhe nga institucione te tjera lidhur me fushaten dhe fotot e Partise Popullore Zvicerane ku kontrastohej sipas tyre gruaja shqiptare dhe ajo zvicerane me dy foto te perkunderta dhe me mesazhin fyes Edhe ne do te perfundojme si keta.
Shekulli publikoi dje fotot provokuese dhe info mbi fushaten e PSV-se nderkohe qe gjate dites se sotme ne seline e Komunitetit Mysliman do te kete nje mbledhje te nivelit me te larte drejtues per kete ceshtje ku pritet te kete sipas z. Aga edhe nje deklarate proteste derguar te gjitha kancelarive diplomatike ne Shqiperi.
Z. Aga a jeni ne dijeni te fushates se Partise Popullore ne Zvicer qe ka shoqeruar nje referendum per emigracionin ne Zvicer me foto diskriminuese shqiptarofobe Cili eshte reagimi juaj
U njoha me kete ngjarje diskriminuese ne media. Nuk eshte thjesht nje tentative e deshtuar per te njollosur besimin islam ato foto jane diskriminuese per te gjithe shqiptaret pavaresisht besimit.
Fushata te tilla jane te nxitura nga forca politike ekstremiste te cilat zmadhojne te ashtuquajturin rrezik islamik nisur nga ndjenja e islamofobise. Rastin e fundit ne e shohim si pjese te kesaj strategjie.
Ata jane te painformuar dhe kjo fushate diskriminuese nuk ka asnje te vertete per shqiptaret. Shqiptaret nuk jane ashtu dhe dihet nga te gjithe qe vendi yne shihet edhe si shembull unik ne bote i tolerances dhe bashkejeteses. Shumica islame nderkohe asnjehere nuk ka perbere pengese ne integrimin e Shqiperise ne BE.
Ne jemi shqiptare dhe dime te bashkejetojme me te gjithe nuk ka vend ketu per frikera ne BE. Kemi prova ne histori qe kemi bashkejetuar me katoliket ortodoksit edhe me hebrenjte etj. Fushata te tilla nuk bejne gje tjeter vecse nxjerrin ne pah islamamofobine e pamotivuar.
Do te kete ndonje note proteste zyrtare
Ne si Komunitet Mysliman do te zhvillojme nje mbledhje te forumit te me larte drejtues ku do te diskutohet kjo ceshtje. Ne fund te saj do te bejme dhe dije edhe qendrimin tone nepermjet nje deklarate proteste e cila do te dergohet ne te gjitha kancelarite diplomatike ne Shqiperi.
Ata qe tremben ose bejne sikur tremben nga ne duhet te kuptojne se te qenit mysliman jo vetem qe nuk pengon Shqiperine ne rrugen e saj drejt BE por eshte nje vlere per te cilen e perseris kemi qene dhe jemi shembull. Nuk i meritojme ato foto dhe ato mesazhe madje kjo partia qe ka nisur kete fushate ben mire te marre ca shembull nga toleranca e myslimaneve shqiptare.