E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje teater brenda teatrit dhe nje liber per Revolucionin Freng

Peter Weissi mori si pikenisje nje fakt historik per ta paraqitur si krijim te Sadit dramen e tij ne vargje.


Nje meditim cinik-filozofik mbi dhunen permbysese dhe idene e socializmit mbi natyren njerezore qe nuk eshte ne gjendje te ndertoje sisteme te barazise sociale sic i enderron Marati


Neser ne sallen Black Box te Akademise se Arteve prezantohet drama Perndjekja dhe vrasja e Zhan Pol Maratit e shkrimtarit gjerman Peter Weiss 1916-1982.


Titulli i plote i vepres eshte ne te vertete Perndjekja dhe vrasja e Zhan Pol Maratit paraqitur nga trupa e aktoreve te azilit Sharenton nen drejtimin e zotit de Sad ne boten e teatrit dhe tekstet letrare ajo njihet thjesht si Marat/Sad.


Vete titulli tregon idene e pazakonte qe pati Peter Weiss ne vitet 1963-64 kur e shkroi kete pjese Kemi te bejme me nje teater brenda teatrit nje drame qe luhet per publikun e shekullit 20 ne vitin 1808 ne cmendinen e Sharentonit afer Parisit e drejtuar nga njeri prej pacienteve ose me sakte nje i burgosur ne Sharenton markezit Donatien Alfons de Sad.


Historikisht dihet se markezi de Sad nderkohe i njohur edhe per lexuesin tone me disa perkthime sikurse Filozofia ne oden e pasqyrave ishte nje fisnik libertin i cili pjesen me te madhe te jetes e kaloi ne burgjet e monarkise te Revolucionit dhe te Bonapartit per arsye te jetes se tij skandaloze dhe librave po aq skandaloze te mbushur me pornografi dhe skena eksesesh seksuale - megjithese sot bota e qyteteruar vlereson ne to ne radhe te pare filozofin de Sad. Revolucioni e gjeti ne burgun e Bastijes si u clirua u rreshtua ne anen e tij duke fshehur origjinen e vet aristokratike.


U angazhua per shembull me sukses ne ngritjen e rrjetit spitalor te Parisit. Pas vrasjes se Maratit me 13 korrik 1793 mban nje fjalim mortor mjaft elokuent mirepo e arrestojne po ate vit sepse kishte fshehur prejardhjen e vet dhe gjoja mbante lidhje me armiqte e Revolucionit.


Del nje vit me mbas por pas disa vjetesh lirie ri-arrestohet me 1801 pas botimit te librit skandaloz Justinne dhe pjesen e fundit te jetes do ta kaloje deri sa vdes ne vitin 1814 ne cmendinen e Sharentonit. Ketu ve ne skene pjese te vogla teatrale me pacientet e azilit.


Keto shfaqje marrin fame ne shoqerine e larte te Parisit e cila defrehet here pas here me to. Pikerisht kete fakt historik mori si pikenisje Peter Weissi per ta paraqitur si krijim te Sadit dramen e tij ne vargje qe eshte nje meditim i holle cinik-filozofik mbi Revolucionin Freng mbi dhunen permbysese dhe idene e socializmit mbi natyren njerezore qe nuk eshte ne gjendje te ndertoje sisteme te barazise sociale sic i enderron Marati.


Drama ngrihet pikerisht mbi kundervenien e Maratit idealist demagog e te pameshirshem ndaj te pasurve ose kundershtareve te revolucionit me de Sadin pesimist ithtar te lirise absolute te individit. Marati eshte gjithe kohen i gozhduar ne vasken e tij pasi vuan nga nje semundje e padurueshme e lekures qe i shkakton kruarje deri ne gjak. Por vuajtja personale si ben pershtypje


E ceshte nje vaske e mbushur me gjak
kundrejt gjakut qe ende do te rrjedhe
Dikur menduam se do te mjaftonin disa qindra te vdekur
por pastaj pame se dhe mijerat ishin pak
ndersa sot snumerohen dot me


Marati merr tonin e nje profeti dhe prijesi te vegjelise. Shumicen e fjaleve te tij autori i ka nxjerre nga shkrimet qe u bene permes gazetes Miku i popullit tribune e Revolucionit


Ajo qe do te ndodhe tani nuk mund te ndalet
Ju shihni tani vetem hakmarrjen
dhe nuk mendoni se ci shtyn ata thakmerren.
Ju tani qaheni si ca te drejte te vonuar
per gjakun qe ata po derdhin
Mirepo ceshte ky gjak krahasuar me gjakun
qe ata kane derdhur per ju
ne mullinjte e rende dhe fushatat plackitese


Por gjithe ky pathos revolucionar ftohet nga markezi i cili ve ne dyshim vete natyren njerezore si te paafte per ndonje ndryshim madhor aq me pak qe te ngreje ndonje sistem te ri


Me qellim qe ta dime ceshte e gabuar e ceshte e drejte
duhet te njohim vetveten.
Une veten nuk e njoh
Kur pandeh se e kam gjetur dicka
menjehere e ve ne dyshim
dhe me duhet serish ta shkaterroj
Ajo qe bejme eshte vetem nje sendergjim
i asaj qe deshirojme te bejme
Dhe kurre nuk gjinden te verteta te tjera vec te vertetave
te ndryshueshme te pervojes sone.


Si sfond i ketij debati sherbejne koret e te cmendurve nderhyrjet e drejtorit te azilit pantomimat dhe kenget e ndryshme qe plotesojne fillin kryesor te diskutimit. Ja cthote p.sh. nje i cmendur


Kafshe e cmendur
kafshe e cmendur eshte njeriu
Ne jeten time mijeravjecare
kam marre pjese ne miliona vrasje.
Mbushur me pleh
mbushur me pleh eshte ngado bota
me corben e rropullive njerezore
Ne pak qe jetojme
ne pak te gjallet
ecim ne mocal llokocites kufomash


A solli apo jo Revolucioni nje bote me te drejte Vegjelia nuk mendon keshtu perkundrazi ata qe kane ardhur tani atje lart perseri perpiqen te nxjerrin perfitime personale dhe keshtu asgje nuk do te ndreqin. Ja cthote kori i kater kengetareve qe mund ta quajme edhe korin e farses i cili na shoqeron gjate gjithe pjeses


Tani po na pijne pasunaret e rinj
nga butet qe ishin dje per prifterinj.
Ne mu si derrat zhgerryhemi ne balte
dhe ata senduket i mbushin me ar.
Kurse ne Konvente zoterinjte deputete
keta kendesa me diplome ne xhep
as nuk dine as nuk kane tjeter gje ne koke
pervec femrave lavdise dhe rraqeve me oke.
hane e pine gromesijne edhe pjerdhin gjithe diten
fukarenjve si ne ua kane hequr vizen
Keshtu seshte vec fisniku qe te zezen po heq
por dhe ne vegjelia e pesuam shume keq


Vrasesen e Maratit fisniken e re Sharlote Korde Corday e luan nje paciente qe vuan nga depresionet dhe gjendja e perhershme e pergjumur. Sikurse dihet historikisht tri here trokiti vajza nga Kaeni ne deren e Maratit me pretekstin se kishte per ti sjelle lajme per nje komplot te madh kunder Revolucionit derisa e lejuan te hyje brenda dhe aty ia nguli me furi thiken e madhe te kuzhines qe sillte me vete Maratit ne vaske.


Edhe ne kete pjese tri here tenton Kordei te hyje brenda vetem se e mbajne paciente te tjere qe te mos e zere gjumi rruges.


Por edhe pse nen fasaden e te semures Kordei i Peter Weissit eshte nje personazh tragjik tejet e perligjur ne veprimin e vet sikurse jane te thelle filozofike e te mbushur me poezi edhe monologet e saj.


Natyrisht libri qe do te prezantohet neser eshte vetem pragu per te hyre ne perjetimin e vertete te asaj qe eshte pjesa Marat/Sad.


Regjisori Arben Kumbaro prej kohesh e ka bere kete drame projektin e madh te karrieres se vet shpresojme qe miratimi i tij prej Ministrise se Kultures i vendosur disa muaj me pare te mos mbetet vec ne leter por tia jape pa vonese edhe publikut shqiptar kete veper qe shenoi etape te re si ne dramaturgjine gjermane ashtu dhe ate boterore.


Premiera e Berlinit me 29 prill 1964 ishte nje sukses i shenuar por sidomos inskenimi i regjisorit Peter Brook nje vit me pas me Royal Shakespeare Company e beri autorin e saj te njohur ne skenat me te medha teatrore dhe i dha edhe cmimin me prestigjioz amerikan per skenen Tony Award.


Deri aty Weiss nenshtetas suedez qysh pas emigrimit te famijes ne Suedi me 1938 i ati kishte patur origjine hebreje kishte punuar me shume me filmin eksperimetal dhe me pikturen gjithashtu edhe me prozen e shkurter. Me nxitjen e Ingmar Bergmanit kishte pershtatur per skene ne vitet 50 romanin e Franz Kafkes Procesi.


Pas suksesit te Marat/Sad e trondit opinion publik gjerman me nje drame - oratorium ne 11 kenge - me temen e Auschwitzit dhe fajit kolektiv duke hapur nje diskutim te gjere per te kaluaren e afert naziste.


Vepra e tij e fundit madhore qe mund te thuhet se e shterri edhe fizikisht ishte Estetika e qendreses roman ne tri vellime i cili trajton temen e rezistences ndaj regjimit totalitar-fashist ne shtresat punetore.


Si shkrimtar Peter Weiss dallohet nga stili i ngjeshur dhe mendimi filozofik ne gjuhen skenike te duket si vazhdues i teatrit te Brechtit dhe Drrenmattit ku meditimi per fatin e njeriut dhe sistemet e tij shoqerore jepet shpesh permes elementeve te farses paradoksit muzikes dhe koreve.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›