E Diel, 1 Nëntor 2026

Komuniteti Mysliman, Rusheku akuzon Muçën pas shkarkimit

Tiranë, 25 tetor NOA Ish-nënkryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Saimir Rusheku duket se nuk ka pranuar paq shkarkimin e tij nga posti i nënkryetarit duke akuzuar kryetarin për shkelje.

Një ditë pas shkarkimit Rusheku Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muça ka kryer shkelje duke marrë vendimin për shkarkimin e tij ndërsa është shprehur se Muça ka kthyer Komunitetin Mysliman në pronë të tij dhe se po e zhyt çdo ditë e më shumë këtë institucion drejt dekadencës.

Rusheku jo vetëm që ka kundërshtuar publikisht shkarkimin e tij por ka kërcënuar se do tu drejtohet institucioneve të drejtësisë me një padi gjyqësore.

k.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›