Tafaj: Objektivi kryesor, cilësia në arsim

Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj i pranishëm në mbledhjen e analizës vjetore të arsimit në Drejtorinë Arsimore Korçë theksoi se kryefjala e programit të qeverisë Berisha II për arsimin parauniversitar dhe e institucionit të Arsimit dhe Shkencës, është cilësia. "Cilësia e shkollimit do të përcaktojë nivelin e formimit të qytetarëve dhe duhet të jetë e orientuar kah standarteve europiane. Arsimi shqiptar duhet të jetë pararendës i një Shqipërie europiane", -theksoi Tafaj.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës parashtroi përballë drejtuesve më të lartë të arsimit në Korçë edhe objektivat kryesore të punës në këtë fushë.
"Përfshirja 100% e fëmijëve në moshë të hershme në kopshte, reduktimi i plotë i braktisjes së shkollës në arsimin bazë, ndërkohë që edhe për të rinjtë që përfundojnë shkollën 9-vjeçare duhet të tregohet kujdes i veçantë për t'i tërhequr drejt shkollave të mesme dhe më tej drejt univesiteteve." Ministri Tafaj i quajti këto objektiva si kolonat kryesore ku duhet të mbështetet reforma cilësisë në arsim.