E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bujar Nishani në spital? Presidenti e mohon: Lajm i papërgjegjshëm, jam mirë

nishaniNjë lajm se presidenti Bujar Nishani është shtruar në Qendrën Spitalore Nënë Tereza ka mbërritur me shpejtësi nëpër redaksi mbrëmjen e sotme.

Mediat online bënë me dije se Nishani është ndjerë i lodhur, pasi sapo ishte kthyer nga një vizitë e tij disa ditore në Izrael.

Por, pas raportimeve në media, vetë presidenti ka sqaruar se është mirë me shëndet.

Ai, duke dalë në një konferencë shtypi, e ka cilësuar si të pavërtetë lajmin, duke thënë se është mirë.

Ju falënderoj që erdhët në këtë orë të vonë të natës pas një dite të lodhshme për ju. Arsyeja e këtij komunikimi ishte për të përcjellë tek dashamirësit e mi, një mesazh qetësie. Sepse para disa çastesh, disa burime të papërgjegjshme kanë dërguar në media të ndryshme një lajm të pavërtetë, ku pretendohej për një gjendje të rënduar time. Dua të shpreh keqardhje për shqetësimin që u ka ardhur, sepse bëhet fjalë për Presidentin e Republikës, për kreun e shtetit. Duke përfituar nga ky rast, dua të garantoj se presidenti është në krye të detyrës dhe do përmbushë me sukses të gjitha detyrat.

Axhenda ime gjatë ditës së sotme ka qenë, në drekë jam kthyer pas një vizite të sukseshme në Izrael, mblodha në KLD dhe më pas iu drejtova banesës në Durrës për tu bashkuar me familjen, nga ku dhe mësova lajmin e rremë mbi gjendjen time shëndetësore, tha Nishani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›