Komuniteti i bektashinjve, darkë iftari për muajin e Ramazanit
Me rastin e muajit të Ramazanit Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve ka shtruar një darkë iftari, ku ishin të ftuar përfaqësues të komuniteteve fetare, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të trupit Diplomatik si dhe përfaqësues të medias.
Duke pershendetur të ftuarit, kreu i bektashinjve Baba Edmond Brahimaj, uroi gjithë besimtarët për një vijim sa më të mirë të muajit të Ramazanit, si muaji i gëzimit, mendimit e sakrificës.
Në nderim të të ftuarve përshëndeti edhe Kreu i komunitetit musliman si dhe ministri i Kulturës, Aldo Bumçi.
Vetëm një ditë pas hapjes së ambasadës në Tiranë, në këtë darkë ishte i pranishëm edhe ambasadori izraelit, David Cohen.