E Diel, 1 Nëntor 2026

Fundjavë “e nxehtë” në kufi, hyjnë më shumë se 10 mijë emigrantë

Emigrantët vijojnë të kthehen në vendlindje për të kaluar pushimet. Sipas policisë gjatë 24 orëve të fundit në 4 pikat kufitare të qarkut të Korcës kanë hyrë rreth 6689 shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe 2136 automjete, ndërsa kanë dalë në po të njëjtën pikë 2684 persona dhe 650 automjete.

Aktualisht në pikën kufitare të Kapshticës ndonëse ka patur rritje të numrit të hyrjeve, por edhe daljeve nuk ka radhë dhe pritje të gjata për udhëtarët, teksa pala shqiptare po punon me 6 sportele, ndërsa ajo greke me 4 të tilla.

E njëjta situate është paraqitur edhe në doganën e Kakavijës ku mësohet nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije si dhe Pikës Kufitare të Tre - Urave Çarshovë Përmet, ku kanë hyrë 4.428 shtetas shqiptare dhe të huaj si dhe 1.321 automjete shqiptare dhe të huaja, si dhe kanë dalë 2.684 shtetas shqiptare dhe te huaj si dhe 698 automjete shqiptare dhe te huaja.
 

Nga pala shqiptare në hyrje gjatë ditës së djeshme është punuar me 6 sportele në hyrje dhe 4 në dalje, ndërsa nga pala greke punohet me 3 sportele në dalje dhe 3 në hyrje . Edhe gjatë 24 orëve të fundit ka pasur lëvizje të vazhdueshe por pa krijuar radhë apo vonesa.

Si rezultat i masave të marra nga Policia Kufitare e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër dhe bashkëpunimit e kordinimit të veprimeve edhe me palën greke nuk janë shfaqur radhë në Kakavije, as tek pala jonë e as në palën greke .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›