E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhën kabllot elektrikë në Elbasan, arrestohen 5 persona

5 persona kanë rënë në pranga nga policia e Elbasanit. Blutë e këtij qyteti kanë arrestuar shtetasit Fisnik Musaj, Dorian Cenollari, R.M.,K.L. dhe S.P, të pestë nën akuzën për vjedhje të kabllove elektrik.

Policia e Elbasanit në vazhdën e arrestimeve ka vënë në pranga gjithashtu shtetasit Bashkim Beqiri dhe Avni Seni, pasi akuzohen për përvetësim të mallrave të vjedhur. Krahas personave të mësipërm është ndaluar gjithashtu shtetasi Pëllumb Ahmeti, 42 vjeç, i cili akuzohet për përdhunim.

Sipas policisë Pëllumb Ahmeti akuzohet se ka përdhunuar nusen e djalit të xhaxhait. Ahmeti akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen M.A.,29 vjeçe në datën 1 gusht në fshatin Pobrat,komuna Gjinar. Ndërkaq materialet për ratet e mësipërme i kanë kaluar Prokurorisë së qarkut të Elbasanit për ndjekje të mëtejshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›