E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komuniteti mysliman publikimet nga maxhoranca e opozita

Jane dy deklarata qe dalin nga dy institucione te ndryshme per te njejtin takim.Por sic ndodh rendom ne Shqiperi deklaratat per shtyp ndryshojne nga njeri institucion ne tjetrin. Behet fjale per takimin e te martes ne kryeministri midis kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit te Komunitetit Mysliman Selim Muca. Keshtu ne faqen e webit te kryeministrise shkruhet Ne takim u permend fakti qe premtimi per ndertimin e nje xhamie ne Tirane ka qene bere edhe 5 vjet me pare nga Bashkia e Tiranes por ky premtim nuk eshte mbajtur asnjehere pasi kjo nuk ka qene deshira reale e Kryetarit te Bashkise se Tirane per ta ndertuar ate.

Edhe ne ate rast Komuniteti Mysliman konstatoi mashtrimin e z. Rama per ndertimin e ketij objekti. Ne fakt Tirana eshte i vetmi qytet qe ne keto vite nuk i ka krijuar aksesin e duhur Komunitetit Mysliman ne ndertimin e nje objekti kulti. Bashkia Tirane po e perdor kete premtim vetem per qellime elektorale ne prag te zgjedhjeve lokale por nuk ka vullnet real ne ndertimin e saj. Nderkohe qe ne faqen zyrtare te Komunitetit Mysliman shkruhetGjate bisedes kryetari Muca i kerkoi Kryeministrit mbeshtetje per ngritjen e Xhamise se Madhe ne Tirane nderkohe qe eshte bere publike mbeshtetja e Bashkise se Tiranes.

Ngjan gati si nje raport i nderkombetareve qe kur publikohet ne Shqiperi lexohet ndryshe nga mazhoranca dhe ndryshe nga opozita. Debatet per ndertimin e Xhamise ne Tirane vazhdojne prej kohesh midis Bashkise dhe qeverise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›