Opozita Klima e biznesit i veshtire
Opozita e Bashkuar akuzon qeverine se klima e biznesit ne Shqiperi eshte shume e veshtire. Sipas kryetarit te G99 Ervin Mete Raporti i fundit i Bankes Boterore verteton se ne jemi vendi i fundit ne rajon persa i perket klimes se biznesit dhe ky eshte nje deshtim i qeverise. Sipas Metes eshte paaftesi e qeverise e cila gjate gjithe kohes ka trumbetuar lehtesira fiskale kur e verteta eshte ndryshe.
Sipas kryetarit te G99 shume investitore do te parapelqenin dhe do te zgjidhnin te investonin ne vende te tjera. Sipas opozites qe te realizohet nje investim ne vendin tone ka nje kohezgjatje shume me te madhe se ne vendet e tjera te Europes.