E Diel, 1 Nëntor 2026

Gyl Heqja e vizave per Shqiperine shton investimet

Gjate bisedes Topi shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen e vazhdueshme dhe te pakursyer qe ky shtet e popull mik i shqiptareve i ka dhene Shqiperise ne shume sektore te rendesishem per zhvillimin progresiv te vendit.

Presidenti vleresoi lart dialogun politik dhe bashkepunimin e frytshem dypalesh ne fusha me interes te ndersjelle.

Edhe keto takime te niveleve te larta ne kuader te organizatave dhe nismave nderkombetare tregojne me se miri klimen e shkelqyer te marredhenieve midis dy vendeve tona marredhenie qe shkojne perhere e me teper drejt forcimit te metejshem ne interes te popujve tane vuri ne dukje Topi. Nga ana e tij Presidenti turk Gyl e pergezoi Presidentin Topi per nje arritje teper te rendesishme per vendin sic eshte liberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian e cila ka ardhur pas suksesit te arritur me anetaresimin e vendit tone ne NATO.

Presidenti Gyl theksoi se liberalizimi i vizave per qytetaret shqiptare na mbush me kenaqesi dhe eshte nje hap shume pozitiv perpara qe do tju ofroje mundesi edhe me te medha bashkepunimi ne fushen ekonomike-tregtare si dhe rritjen e numrit te investitoreve.

Te dy Presidentet pasi shkembyen pikepamje dhe mendime edhe per situaten ne rajon ku theksuan rendesine e rritjes se numrit te vendeve qe do te njohin pavaresine e Kosoves ndane te njejten bindje se bashkepunimi i fuqishem mes dy vendeve tona do te vazhdoje te ece perpara ne rrugen e vet te mbare.

2010-12-01 1514

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›